Lajme

34 pacientë të hospitalizuar me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 02 January 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 34 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej tyre 4 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 1 pacient

-Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid

-Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar

-Spitali i Prizrenit, 1 pacient

-Spitali i Pejës,2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera