Fotografitë më të pazakonta të vitit 2021
Autori: Gazeta inFokus
09:11 | 01 Janar 2022
Nuk ndodh shpesh që fotografitë të shkrepen në momentin e duhur.
Por, ka disa momente interesante nëpër botë që janë kapur nga syri i mprehtë i fotografëve gjatë vitit që po e lëmë pas.
Këto janë 11 fotografitë më të çuditshme dhe të pazakonta të renditura nga Reuters gjatë vitit 2021:

1.Samantha Bailey bën një selfie me një anëtar të stafit të veshur si një grabitqar në “Jurassic Quest drive-thru Experience” jashtë stadiumit “The Rose Boël” në Pasadena, Kaliforni, 15 janar. (Credit: Reuters).

2.Pjesëmarrësi Norbert Dopf nga Austria mbërrin për Kampionatin Gjerman të Mustaqeve dhe Mjekrave 2021 në Pullman City Western Theme Park në Eging am See, Gjermani, 23 tetor 2021. (Credit: Reuters).

3.Një kuartet harqesh luan në një varkë në formë violine, e titulluar “Violina e Noahut”, e cila u ndërtua gjatë pandemisë së COVID-19 nga artisti Livio De Marchi në bashkëpunim me Consorzio Venezia Sviluppo dhe i kushtohet njerëzve që kanë vdekur nga ky virus në Venecia , Itali, 18 shtator. (Credit: AFP).

4.Kampionati Evropian i Gjimnastikës Ritmike 2021 – Pallati i Kulturës dhe Sporteve, Varna, Bullgari – 12 qershor 2021. Linoy Ashram i Izraelit gjatë finales së gjimnastikës ritmike. (Credit: Reuters).

5.Artisti brazilian i tatuazheve, Michel Praddo, i njohur si Satani Njerëzor, dhe gruaja e tij Carol Praddo, e njohur si Gruaja Demon, pozojnë në studion e tyre në Praia Grande, Brazil, 18 gusht. (Credit: Reuters).

6.Puryanti, një grua 29-vjeçare dhe nipi i saj 15-vjeçar Raffi, mbulohen nga koka te këmbët me bojë argjendi për t’u bërë ‘njerëz të argjendtë, si pjesë e veprimit të tyre për të siguruar jetesën në Depok, në periferi të Xhakartës, Indonezi. (Credit: Reuters).

7.Njerëzit duke vrapuar për siguri ndërsa aktivistët kurdë të të drejtave të kafshëve lëshojnë një ari në natyrë në Dohuk, Irak, 11 shkurt 2021. (Credit: Reuters).
Fotografi i Reuters, Ari Jalal: “Në Kurdistan, aktivistët e të drejtave të kafshëve po i shpëtonin arinjtë nga robëria në shtëpitë e njerëzve dhe po i lironin përsëri. Ky ari ishte mbajtur si kafshë shtëpiake në një kopsht në Kurdistan, dhe ky ishte momenti kur u lirua. Derisa ariu u lirua nga kafazi i tij, gazetarët dhe shikuesit filluan të vrapojnë. Njerëzit ishin po aq të frikësuar, sa edhe ariu prej tyre.

8.Një gibon ecën mes modeleve të automjeteve në një kopsht zoologjik në një park miniaturë në Bakhchisaray, Krime, 24 maj 2021. (Credit: Reuters).

9.Papa Françesku merr një maskë Spidermani nga një person i veshur si Spiderman pas audiencës së përgjithshme, mes pandemisë së sëmundjes së COVID-19, në Vatikan. (Credit: Reuters).

10.Një lopë duke u transportuar me helikopter pas qëndrimit të saj veror në livadhet e larta alpine zvicerane pranë Klausenpass, Zvicër më 27 gusht. (Credit: Reuters).

11.Lordi i grupit finlandez të hard rock-ut merr dozën e dytë të vaksinimit kundër COVID-19 në një event të organizuar në Rovaniemi, Finlandë, më 1 gusht. (Credit: Reuters)./Klankosova.tv.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
































