Lajme

Konfiskohen telefona mobilë, kozmetikë e aksesorë në Merdare

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 27 December 2021

Në pikë-kalimin kufitar të Merdares, oficerët doganorë kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave në një autobus të linjave ndërkombëtare, shkruan Gazeta Infokus.

Doganierët kanë konfiskuar mallra kozmetike mbi 20 kilogram, çanta si dhe aksesorë për telefona mobil.

“Oficerët doganorë në pikë kalimin kufitar të Merdares kanë ushtruar kontroll në një autobus ku edhe kanë arritur të parandalojnë një sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat barteshin nga një prej udhëtarëve. Sasia e mallrave tregon qartë synimin për rishitje duke tentuar të shmangë taksat doganore. Mallrat e zbuluara ishin kozmetike mbi 20 kilogram, çanta si dhe aksesore për telefona mobil”, thuhet në njoftimin e Doganës.

-Advertisement-

Mallrat iu janë nënshtruar konfiskimit të menjëhershëm si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera