Lajme

40 pacientë të hospitalizuar me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 27 December 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 40 pacientë janë duke u hospitalizuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej tyre nëntë pacientë janë të konfirmuar me Covid-19, ndërkaq, në trajtim mjekësor janë edhe 31 pacientë të tjerë post- Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 4 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid

-Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar

-Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 1 pacient

-Spitali i Pejës, 1 pacient

-Spitali i Ferizajt, 1 pacient./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera