Ferat Shala: Kurti të lirojë nga detyra një pjesë të kabinetit në sektorin e energjisë
Autori: Gazeta inFokus
11:01 | 24 Dhjetor 2021
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka deklaruar se Qeveria duhet ta shpallë gjendjen emergjente energjetike, shkruan Gazeta Infokus.
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ai tha se kryeministri Kurti duhet ta lirojë nga detyra një pjesë të kabinetit që mbulon sektorin e energjisë.
“Kjo situatë ka dy kuptime, diskriminimi po ndodhë pasi në veri të vendit s’ka reduktime e ndalje të rrymës, kështu që vijmë deri te pyetjet se cilat janë veprimet që do t’i ndërmerr Qeveria. Nëse s’ka ide, të merr modele nga shtetet përreth. Ku janë rekomandimet e task-forcës, veprimet e tyre s’po i shohim. Për shkak të paaftësisë, i themi Kurtit të shpallë gjendjen emergjente dhe të lirojë nga detyra një pjesë të kabinetit që mbulojnë sektorin e energjisë”, deklaroi Shala.
Deputeti Shala tha se nga kjo krizë energjetike në Kosovë përgjegjës kryesor është Qeveria e Kosovës me të gjithë dikasteret.
“Ne si Kosovë e dimë se kemi hyrë në krizë, por s’kemi asnjë të dhënë se kur dhe si do të dalim nga kjo krizë. Si dhe sa do të përballojnë qytetarët këtë situatë, në stinë të dimrit. Përgjegjësi kryesor është Qeveria e Kosovës me të gjithë dikasteret. Qeveria s’i ka kryer punët, mungesa totale e mobilizimit , paaftësia e skajshme, orientimi i Qeverisë në zbulimin e fajtorit historik. Për të ardhur në përfundim se qytetarët janë fajtorë”, shtoi tutje ai./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...





























