Lajme

E akuzuara thotë se ia kishin ofruar 50 euro për ta shitur fëmijën e porsalindur

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 21 December 2021

E dëmtuara në cilësinë e dëshmitares N.A., ka deklaruar që e akuzuara R.A., i ka ofruar 50 euro dhe i ka thënë nuk ka fëmijë për me shit, në rastin ku i pandehura R.F., po akuzohet nga prokuroria se ka bërë tregti me njerëz për përfitime pasurore, ndërsa e akuzuara R.A., në mënyrë të kundërligjshme ka marrë dhe mbajtur fëmijën.

Këtë deklarim e dëmtuara N.A., e ka bërë të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca gjyqësore ka vazhduar me deklaratën e të dëmtuarës në cilësinë e dëshmitares N.A., e cila ka thënë se ka dhënë deklaratë si në polici ashtu edhe në prokurori dhe mbetem pranë këtyre deklaratave.

-Advertisement-

“Për fëmijën që është rasti, kjo zoja mbrapa, me bashkëshortin e vet i ndjeri R.A., janë ardhur e kanë marrë në spitalin e Gjilanit në repartin Gjinekologjisë e kanë marrë fëmijën, ashtu që unë e kam pyetur R.F., se ku është fëmija i njëjti më është përgjigjur se fëmija është në Serbi, më vonë më kanë njoftuar që është në Tërnoc”, ka deklaruar e dëmtuara N.A

Deklaratën e ka vazhduar duke thënë se pas 5 ose 6 viteve ka shkuar me R.F., në Bojanoc për të pirë kafe, ku është takuar me R.A., dhe bashkëshortin e saj. “Aty ka qenë edhe A., ku unë e kam parë për herë të parë. Ndërsa, para dy viteve unë kam shkuar në shtëpinë e R.F., në Rogoqis, aty e kam takuar A., dhe më nuk e kam takuar”, ka deklaruar ajo.

“Kur kam dal unë prej spitalit ka qenë R.F., e akuzuara R.A., me bashkëshortin e tij dhe A., R.A., aty e ka marr djalin, para spitalit të cilët kanë qenë me veturën e tyre, dhe së bashku kemi shkuar deri tek Dheu i Bardhë. Unë së bashku më bashkëshortin tim jemi ndalur në një kafe, ndërsa Reqibja ka marrë fëmijën dhe është larguar”, ka deklaruar N.A.

Po ashtu, e njëjta ka shtuar se ajo e ka pyetur R.F., pse me ja dhënë beben atyre, e i njëjti sipas saj, ka thënë se nuk kemi mundësi me rrit.

“Unë nuk e di se a ka përfituar dikush diçka, por R.A., në veturë mi ka ofruar 50 euro, dhe unë i kam thënë nuk kam fëmijë për me shit, e njëjta më tha se këto po t’i jap për respekti, dhe dëshira ime nuk ka qenë për me dhënë beben”, ka deklaruar e dëmtuara N.A.

Tutje, shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me administrimin provave materiale.

Po ashtu, në këtë fazë të procedurës mbrojtësi i të akuzuarës R.A., avokat Kadri Syla i ka propozuar gjykatës, që si provë të administrohet certifikata e lindjes së fëmijës e lëshuar nga autoritetet serbe, duke shtuar se fëmija ka mbushur moshën madhore në këtë vit.

Ndërsa, prokurori Agron Uka e ka kundërshtuar propozimin e tillë, me arsyetim se nuk janë shfrytëzuar rrugët ligjore, ndërsa në anën tjetër nuk është kontestuese se certifikata mjekësore e fëmijës është lëshuar nga Spitali Regjional i Gjilanit.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Sabedin Mushica, ka refuzuar propozimin e mbrojtësit e të akuzuarës R.A., avokat Kadri Syla që si provë të administrohet certifikata e lindjes e lëshuar nga autoritetet serbe, me arsyetimin se ky fakt është vërtetuar nga raporti mjekësor i lëshuar nga Spitali Regjional i Gjilanit.

Shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me mbrojtjen e të akuzuarit R.F., i cili ka deklaruar që nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet.

Ai ka shtuar se mbetem pranë deklaratave të dhënë si në polici ashtu edhe në prokurori.

“Unë nuk e kam detyruar N.F., që fëmijën e saj të porsalindur të ja jap dikujt tjetër, si dhe unë asnjë herë nuk e kam penguar të njëjtën që të komunikoj me fëmijët e saj.

“Unë, R.A., R.A., dhe N.A., kemi pirë kafe para një muaji para se ndodh rasti tek kafiterit tek shtëpia e mallrave. Unë aty i kam thënë N.A., që të bisedoj me R.A., dhe R.A., lidhur me shtazanin e saj, me marrëveshje janë marr vesh që kur të lindin për me marr fëmijën”, ka deklaruar i akuzuari R.F.

I njëjti ka vazhduar duke thënë se pasi që ka lindur N.A., fëmijën, ja ka dhënë R.A., dhe R.A., në oborr të spitalit, ku prezent ka qenë edhe prindi i R.A., si dhe vëllai apo kunata.

“Pas kësaj unë me N.F., kemi vazhduar me veturën tonë për në fshatin Rogoqicë”, ka deklaruar ai.

“Ne nuk kemi pasur asnjë bisedë sa i përket pagesës, nuk kemi hyrë fare në atë temë”, ka thënë i akuzuari R.F, duke shtuar se është babai biologjik i fëmijës. “Unë N.A., fillimisht e kam ndihmuar pastaj jemi dashuruar”, ka shtuar i akuzuar R.F.

Tutje, seanca gjyqësore ka vazhduar me marrjen në pyetje të akuzuarën R.A., e cila ka deklaruar që nuk e pranojë fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohem.

E njëjta ka vazhduar deklaratën e saj duke thënë se mbetem në tërësi pranë deklaratave të dhënë në prokurori dhe në polici.

“Unë kam qenë me bashkëshortin tim tani të ndjerën R.A., ku N.A., ma ka dhënë beben tek oborri i spitalit në Gjilan duke më thënë ja pafsh hajrin”, ka thënë e akuzuara R.A.

E akuzuara R.A., ka shtuar se së bashku me bashkëshortin e saj kanë shpërnda fjalë për ta rritur një djalë. “Unë kam shkuar në Prishtinë dhe kemi kërkuar fëmijë, mirëpo nuk na kanë dhënë sepse më kanë thënë se i ke 46 vite”, ka deklaruar ajo.

“Herën e parë kur i kam parë, unë e kam pyetur N.A., se pse po ma jap djalin e njëjta nuk më ka dhënë asnjë sqarim, nuk e di se për çfarë arsyeje ma ka dhënë djalin, ajo fëmijën ma ka dorëzuar me dy duar”, ka shtuar e akuzuara R.A.

E njëjta në fund ka shtuar se nuk e ka ditur se marrja e fëmijës duhet të bëhet përmes institucioneve.

Prokurori ka propozuar që shqyrtimi i sotëm të shtyhet me një ditë tjetër me arsyetimin se të përgatitet fjala përfundimtare.

Mbrojtësit e të akuzuarve nuk e kanë kundërshtuar propozimin e prokurorit.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Sabedin Mushica ka aprovuar propozimin e prokurorit, duke njoftuar se seanca e radhës do të mbahet me datën 2 shkurt 2022.

Sipas Prokurorisë, në maj të vitit 2003, i pandehuri R.F., me dashje dhe dije me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore ka trafikuar të posalindurin A. nga e ëma- e dëmtuara N.A., duke e detyruar këtë të fundit që pas lindjes t’ia japë fëmijën e saj të pandehurës R.H.

Këtë veprim, sipas Prokurorisë, i pandehuri R.F., e ka bërë duke e ditur se e dëmtuara pas lindjes ka qenë me probleme shëndetësore dhe me këtë rast ka bërë tregti me njerëz, për përfitime pasurore.

Me këtë rast, ai akuzohet nga Prokuroria për veprën penale “Trafikim me njerëz” nga neni 171, paragrafi 1, të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme deri 12 vite burg.

Ndërsa, R.A., në mënyrë të kundërligjshme ka marrë dhe mbajtur fëmijën A. nga personi tjetër, edhe pse të njëjtës nuk i është besuar nga enti.

R.A me këtë veprim akuzohet nga prokuroria për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” nga neni 249, paragrafi 1, të Kodit Penal, e cila është e dënueshme deri në tre vjet burgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera