Lajme

39 pacientë të hospitalizuar me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 21 Dhjetor 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK por edhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 39 pacientë, prej tyre 11 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 të tjerë më post-Covid.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 10 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 5 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

-Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

-Spitali i Pejës, 1 pacient

-Spitali i Ferizajt, 1 pacient./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy