Lajme

Milaim Hajdari zgjidhet kryesues i kuvendit komunal në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 16 Dhjetor 2021

Nën drejtimin e anëtarit më të moshuar të Kuvendit të Komunës, Gani Krasniqi, në prani të kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci dhe anëtarëve të kuvendit, është mbajtur mbledhja e kuvendit, ku Milaim Hajdari është zgjedhur kryesues i KK-së së Drenasit.

Me 19 vota për, Milaim Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës, është zgjedhur kryesues i kuvendit komunal për mandatin 4 vjeçar në komunën e Drenasit.

Pas zgjedhjes së tij me shumicë votash, Hajdari ka falënderuar kryetarin Lladrovci për besimin e dhënë dhe përkrahjen e asamblistëve për të udhëhequr kuvendin komunal.

-Advertisement-

Në seancë morën pjesë 31 anëtarë, dhe komisioni për mbikëqyrjen e procesit të votimit u përkujdes që procesi votimit të jetë konform legjislacionit në fuqi.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy