Lajme

Një i vdekur dhe tetë raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 14 December 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 16 persona nga ky virus.

“Nga 1.742 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.914.

Në total numri i rasteve aktive është 314”, bëhet e ditur nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera