Lajme

Kur Mujë Krasniqi ia thoshte këngës edhe pse i plagosur

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 14 Dhjetor 2021

Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Një xhirim i bërë 22 vjet më parë në një odë në Oshlan të Vushtrrisë, që protagonistë ka shumë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u publikua vitin e kaluar, në 22 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit.

Ky i fundit ani se i plagosur, në këtë video shihet duke kënduar bashkë me shokët Rexhep Selimi e Beqir Gashi.

-Advertisement-

Regjistrimin e tij e bëri të mundur ish-ushtari, Baki Xhaka i cili kishte thënë në një intervistë në Klan Kosova se aq shumë kishte dëshirë që ta bëjë këtë punë “sa që në asnjë video nuk shihem unë sepse jam frikësuar se dikush mund të ma humbte incizimin”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy