Lajme

Pesë fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë të pijes

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 12 December 2021

KRU “Gjakova” përmes një postimi në facebook ka njoftuar se për shkak të një defekti në gypin fi 350 në fshatin Bec, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes fshatrat Bec, Bordosan, Doblibarë, Vraniq dhe Rezinë.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se është paraqitur një defekt në gypin fi 350 në fshatin Bec. Pa furnizim me ujë të pijes duke u atakuar nga ky defekt jane fshatrat; Bec,Bordosan,Doblibarë, Vraniq dhe Rezinë. Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti, deri atëher kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës!” thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera