Salihu: Tirana dhe Prishtina na përdorin për foto, fjala mini-shengen i tmerroi të gjithë
Autori: Gazeta inFokus
09:34 | 04 Dhjetor 2021
Sami Salihu, kryetari i Këshillit Komunal të Preshevës i ka dërguar një mesazh politikës shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë për të pasur një vëmendje dhe plan konkret për këtë pjesë të shqiptarëve.
Salihu deklaroi këto dy qeveri i kanë përdorur shqiptarët e Preshevës për foto pa ngritur asnjëherë zërin ndaj padrejtësive që bëhen ndaj tyre.
Presheva ka një pozicion gjeostrategjik dhe gjeopolitik. Shteti shqiptar dhe Kosova na ka përdorur për fotografi, mesazhe. Asnjëherë dy shtetet tona shqiptare nuk kanë treguar një plan serioz ashtu si bëjnë serbët për serbët në Kosovë. Shteti shqiptar ka mundësi të ngrejë zëri ndaj padrejtësive. Rama u prit me shumë ovacione në Preshevë dhe u prit një mbështetje konkrete.
E ka vizituar disa herë Beogradin dhe unë them se çdo politikan shqiptar para se të shkojë në Beograd duhet ta vizitojë Preshevën. Ne kemi nevojë për një plan konkret për dy qeveritë. Imagjinoni në mbledhjen e dy qeverive në Prizren folën një orën dhe në fund ndanë 50 mijë euro. Ishte një shumë qesharake. Ndoshta nuk po e teproj se po bëj kritikë ndaj vëllezërve tanë por vëllaun duhet ta kritikosh më shumë se të huajin”, deklaroi Salihu.
Ai foli edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur duke theksuar se nuk është ende e qartë se çfarë ofron kjo nismë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Që nga viti 2013 nuk kemi pas asnjë lloj progresi. Tani së fundmi ka një përpjekje edhe me insistimin e ambasadorit të OSBE për të ndërmarrë një dialog me qeverinë për planin 7-pikësh. Ne mendojmë se kjo kërkesë ka qenë e vazhdueshme dhe në kuadër të këtyre kërkesave, ne do ta përshëndesim çdo lloj nisme dhe konkretizimi. Marrim parasysh vetëm çështjen e gjyqësorit. Vazhdimisht kemi kërkuar ndihmë prej Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk jemi shumë të kënaqur sepse kemi pasur më shumë mbështetje morale se sa një plan konkret.
Çështja e Ballkanit të Hapur ka sjellë shumë debat. Ne i kemi dëgjuar këto debate. Nuk na ka pyetur njeri por ne japim mendimin tonë. Fjala minin shengen i tmerroi të gjithë. Çdo gjë që ka të bëjë me Open Ballkan parimisht nuk është diçka e keqe por duhet të kuptohet se çfarë ofron. Ka 20 vite që kufiri lokal nuk hapet duke pasur parasysh se Serbia me Maqedoninë nuk ka çështje të ngrira bilaterale. Shqiptarët lëvizin 45 km. Do i kisha besuar shumë Open Balkan sikur të kishte hapur kufirin”, tha ai./Abcnews.al

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...




































