Lajme

Qemajl Aliu merr detyrën e kryetarit në Shtime

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 01 December 2021

Sot, zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Shtimes, nga Naim Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës që udhëhiqte me këtë komunë te Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje i cili fitoi në balotazhi më 14 nëntor.

Në këtë ceremoni, Ismajli, ia ka dorëzuar mandatin kryetarit Aliu dhe njëherit i ka uruar suksese në drejtimin e Komunës së Shtimes, për katër vitet e ardhshme.

Me rastin e dorëzimit të mandatit, Ismajli e uroi kryetarin Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij dhe ka thënë se e dorëzon këtë detyrë duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në drejtimin e komunës dhe në vazhdimin e realizimit të programit dhe projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës së Shtimes.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, kryetari i zgjedhur i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e ka falënderuar kryetarin Ismajli për punën e deritanishme të qeverisjes së Komunës së Shtimes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera