Lajçak paralajmëron zhvillime në procesin e dialogut
Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 23 November 2021
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak është takuar të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak ka shkruar në Twitter pas takimit se ka zhvilluar një takim të gjatë dhe të detajuar me presidentin Vuçiq.
“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Shumë gjëra për të bërë pas takimeve që kisha këtë javë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Një ditë më parë, më 22 tetor, Lajçak, në Vjenë të Austrisë takoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin tha se diskutoi për progresin në dialog.
“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak të hënën në Twitter.
Takimet e Lajçak me zyrtarët e Prishtinës dhe Beogradit, pasojnë ftesën e 15 nëntorit, të Ministrave të Bashkimit Evropian për angazhim konstruktiv të palëve në gjetjen e një zgjidhjeje pozitive.
I pyetur nëse do të takohet me presidentin e Serbisë këtë vit, një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 16 nëntor, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se kjo do të varej nga rezultati i takimit në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke folur për gazetarët në Bruksel – fotografi arkivi.
Në Bruksel, më 16 dhe 17 nëntor, shefi i delegacionit të Kosovës për bisedimet, Bisnik Bislimi si dhe shefi i delegacionit serb, Petar Petkoviq, zhvilluan takime të ndara më përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Megjithatë, takimet përfunduan pa një takim trepalësh për shkak se pala serbe kishte kërkuar që të diskutohej për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, gjë të cilën e kundërshton kategorikisht pala kosovare.
Shefi i delegacionit të Kosovës në dialog, Besnik Bislimi, pas takimeve në Bruksel tha se pala kosovare nuk dëshiron të diskutojë tani për çështje që kanë të bëjnë me komunitetet pakicë, sepse ato, sipas tij, duhet të jenë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.
Ndërkohë shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ka insistuar që të diskutohet për krijimin e asociacionit, para se të diskutohet për ndonjë temë tjetër.
Për një takim të mundshëm para fundit të këtij viti në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte thënë se shpreson edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel.
Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011.
Që nga ajo kohë janë arritur një serë marrëveshjesh porse shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.
Dialogu u ndërpre disa herë për arsye të ndryshme. Pauzën më të gjatë, dialogu e pati në fund të vitit 2018, kur asokohe Qeveria e Kosovës vendosi taksë prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Më vonë, pengesë në dialog u bë, marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës.
Ky mekanizëm nuk është formuar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, cilësoi shumicën e pikave të marrëveshjes jo në përputhje me kushtetutën.
Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët./Radio Evropa e Lirë/
Të tjera
-
Moti në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta pasdite
Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ...
-
Eurostat: Kosova me numrin më të ulët të të burgosurve në rajon
Gratë në Shqipëri kryejnë më pak krime se në të gjithë Europën. Në burgjet sh...
-
22 përfaqësues të Policisë së Kosovës u trajnuan nga DEA amerikane
Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashku...
-
Sot proteston SBAShK-u
Për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve do të protestohet. Sindikata e Ba...
-
Presidenti çek: Evropa duhet të përgatitet për zgjerim
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian...
-
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Sot bëhen 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës...
-
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi ng...
-
Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi: Ai mund të burgoset nëse përsëritet shkelja e urdhrit
Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shk...
-
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën
Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën e Bosnjë-Hercegovinës rreth orës 05:38...
-
Tahiri: Raporti nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...
-
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksand...