Lajme

Aktakuzë ndaj pesë personave në Prishtinë për fajde, detyrim e mashtrim

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 20 November 2021

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, të premten, ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për veprat penale fajde, mashtrim dhe detyrim.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 19.11.2021, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.O., I.B., S.N., M.M. dhe A.TH., për shkak të veprave penale “Fajdeja”, “Mashtrimi” dhe “Detyrimi”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës:, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit S.N., I.O dhe I.B., nga fundi i vitit 2013 deri në shtator 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së dhe “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së. Ndërsa, i pandehuri M.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së, “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së dhe “Mashtrimi”, nga neni 335 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.

-Advertisement-

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat kanë rrjedhur si rezultat i veprave penale dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm, tani të dëmtuarit.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera