Lajme

Vaksinat nuk zgjasin, studimi: S`ka rëndësi mosha, dy doza Pfizer nuk mbajnë

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 17 November 2021

Të vaksinuarit me dy doza të vaksinës së Pfizer në muajt janar dhe shkurt kishin 51% më shumë gjasa të prekeshin në korrik sesa personat e imunizuar në mars ose në prill, sipas një studimi të ri ri izraelit të publikuar në Nature Communications.

Ekipi i studiuesve punoi me mjekë nga KSM Research and Innovation dhe përdori të dhënat e ofruara nga Maccabi Health Services për të kryer një studim te thelluar, i cili krahasonte shkallën e incidencës së infeksioneve të reja dhe shtrimeve në spital të lidhura me COVID-19 mes njerëzve të vaksinuar kur fushata ne shtetin hebre ishte në fillimet e saj dhe atyre që u vaksinuan më vonë.

Studimi përfshiu më shumë se 1.3 milionë dosje. Aty u pa qartë se rreziku i infektimit ishte dukshëm më i lartë teksa individët që ishin imunizuar më herët, e po kështu shtohej dhe tendenca për të përfunduar në spital.

-Advertisement-

Rezultatet, thanë shkencëtarët, janë në përputhje me studimet e tjera mbi këtë temë që tregojnë një rënie të niveleve të antitrupave pas katër deri në gjashtë muajsh. Mosha e njerëzve nuk ndikon aspak, që do të thotë se efekti i vaksinës me kalimin e kohës, zbehet njësoj si tek më të rinjtë, ashtu dhe tek të moshuarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera