Sport

Xavi me “dorë të hekurt”, kthehen gjobat eksponenciale për futbollistët

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 10 November 2021

Emërimi i Xavi Hernándezit trajner i Barcelonës do të sjellë një dinamikë të re në rregullat e brendshme të klubit katalanas. Mëngjesin e kësaj të marteje, 41-vjeçari drejtoi seancën e parë stërvitore me lojtarët e paktë që kishte në dispozicion, kryesisht nga me ata që vijnë nga La Masia. Nga ky moment nis një etapë e re në dhomat e zhveshjes së “Blaugranave”.

Xavi synon të kthejë vlefshmërinë e kodit të brendshëm të klubit që gjatë sezoneve të fundit i ka përkëdhelur futbollistët. Xavi do të rikthejë gjobat, që u zhdukën me largimin e Luis Enrique si trajner. Këto sanksione do të jenë në natyrë eksponenciale, në mënyrë që ato të rriten për ata që janë shkelës të përsëritur në vonesat e tyre në stërvitje.

Në këtë kuptim, Xavi do t’i detyrojë futbollistët që të jenë një orë e gjysmë para fillimit të seancave përgatitore, me qëllim përgatitjen sa më të mirë të stërvitjeve dhe kryerjen e disa bisedimeve të individualizuara.

-Advertisement-

Më parë, stërvitja ishte caktuar në orën 11:00 dhe lojtarët mbërrinin pak para këtij orari. Tani, ora 09:30 do të jetë afati i fundit i hyrjes së futbollistëve në “Ciutat Esportiva”, ndërsa anëtarët e stafit duhet ta bëjnë këtë dy orë para stërvitjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera