Sport

Raportohet se Xavi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 29 Tetor 2021

Pas shkarkimit të Ronald Koeman dhe emërimit të Sergi Barjuan si trajner të përkohshëm, tani raportohet se Barcelona ka arritur marrëveshje me Xavin që ky i fundit të marrë drejtimin e gjigandit katalunas.

Xavi është personi favorit për pozitën e trajnerit te “Blaugranë”, ku spekulohet se spanjolli është në bisedime me skuadrën e tij aktuale Al-Saad që të shkëput kontratën, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, është bërë e ditur nga mediumi katalunas “Catalunya Radio” që ndeshja e parë e Xavit në krye të Barcelonës do të jetë më 6 nëntor kundër Celta Vigos.

-Advertisement-

Ndërkaq, nëse Xavi emërohet trajner i Barcelonës, transferimet e tij të para pritet të jenë mbrojtësi francez i Sevillas Jules Kounde dhe sulmuesi anësorë i Manchester Cityt Raheem Sterling.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy