Peci: “Përveç rritjes së buxhetit në bujqësi, vitin e ardhshëm do të shkojmë me shpallje në fillim vit”
Autori: Gazeta inFokus
11:31 | 29 Tetor 2021
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka deklaruar se është dashur të përballej me 40 milionë euro obligime të trashëguara nga qeveria e kaluar në kategorinë e subvencioneve.
Sipas tij, duke e pasur parasysh këtë sfidë dhe të tjerat, arritën që të mundësonin shpalljen e re me vendim të qeverisë për programin për pagesa direkte për subvencionimin e produkteve tona për vitin 2021 në vlerë prej 21 milionë euro shtesë, duke e bërë këtë vit kalendarik vitin me përkrahje më të madhe financiare në vlerë me mbi 50 milionë euro në kategorinë e subvencioneve.
Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur së bashku me kryeministrin Kurti, Peci shtoi se me qëllim të uljes se keqpërdorimeve dhe eliminimit të mundësive të rasteve korruptive, hartuan kritere të reja për programin e subvencioneve për vitin 2021 dhe se pa zotim të mjeteve nuk do të ketë shpallje të re, dhe pa kryerjen e obligimeve paraprake të krijohen raportet e reja kontraktuale apo obligime shtesë.
Mes tjerash ai bëri të ditur se do të mbulohen dëmet në bujqësi në vlerë prej 1.3 milionë euro për vitin 2020 me vendim qeveritar, dhe përkrahje të tjetra financiare për bujqit.
‘Ne do të rrisim buxhetin, se rritja ka ndodhë edhe gjate këtij viti për shkak se shpallja është mundësuar vetëm pas vendimit qeveritar për mjete shtesë, për shkak se me 40 milionë euro obligime dhe borxhe që ne i kemi gjetur, shpallja e programit të ri ka qenë e pamundur, dhe është mundësuar vetëm pas vendimit qeveritar për mjete shtesë”.
“Ndërsa për vitin e ardhshëm, pjesa më e rëndësishme është që përveç rritjes, në do të shkojmë në fillim vit me shpallje, e cila do të jetë një mundësi e mirë e administrimit dhe e menaxhimit dhe rritjes së kontrollit dhe transparencës, dhe se rritja do të ndodhë për të gjitha kategoritë brenda sektorit të bujqësisë, ku përfshihen drithërat, pemë, perime dhe blegtorët”, deklaroi Peci.


T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...






























