Lajme

“Disa institucione kanë blerë bileta gjashtë herë më të shtrenjta se biletat e klasës ekonomike”

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 26 October 2021

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar Raportin e auditimit të performancës “Kontratat e centralizuara – Shërbimet e transportit ajror” për vitet 2016-2019, ku sipas këtij raporti disa institucione kanë blerë bileta gjashtë herë më të shtrenjta se biletat e klasës ekonomike, raporton Express.

Sipas komunikatës së ZKA’së, pjesë e këtij auditimi kanë qenë Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe komuna e Gjilanit, Gjakovës, Vushtrrisë dhe të Suharekës.

“Procesi i auditimit ka evidentuar se disa nga organizatat buxhetore kishin bërë më shumë shpenzime se sa ishte parashikuar fillimisht për shkak të blerjes së numrit të madh të biletave të klasave më të larta se klasa ekonomike e udhëtimit e që ishin prej dy deri në gjashtë herë më të shtrenjta se biletat e klasës ekonomike.

-Advertisement-

Rezultatet e këtij auditimit tregojnë se shpenzimet për udhëtime në klasa më të larta sesa klasa ekonomike përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve për shërbimet e transportit ajror”, thuhet në komunikatë.

Sipas raportit të Auditorit, janë tre faktorë kryesor që kanë ndikuar në rritjen e vlerës së shpenzimeve për shërbimet e transportit ajror,.

“Bazuar në gjetjet e auditimit rezulton se tre faktorët kryesor që kanë ndikuar në rritjen e vlerës së shpenzimeve për shërbimet të transportit ajror janë udhëtimet në biznes klasë, shtyrjet e udhëtimeve dhe anulimet e udhëtimeve.

Shuma e rimbursimit për biletat e anuluara ishte mesatarisht rreth 59% e çmimit blerës. Kjo nënkupton se rreth 41% e vlerës së biletave të anuluara janë shpenzime për bileta që nuk janë shfrytëzuar, gjë që ka kontribuar në rritjen e shpenzimeve të përgjithshme të kontratave për shërbime të transportit ajror duke i quar në skadim të parakohshëm”, thuhet tutje në komunikatë./Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar Raportin e auditimit të performancës “Kontratat e centralizuara – Shërbimet e transportit ajror”. Ky auditim ka mbuluar periudhën 2016-2019 dhe ka pas për qëllim që të vlerësojë nëse furnizimi me bileta për shërbimet e transportit ajror është kryer në përputhje me kontratat.

Për këtë qëllim janë audituar një numër i konsiderueshëm i furnizimeve me bileta në institucione si në Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, komunën e Gjilanit, Gjakovës, Vushtrrisë dhe të Suharekës.

Procesi i auditimit ka evidentuar se disa nga organizatat buxhetore kishin bërë më shumë shpenzime se sa ishte parashikuar fillimisht për shkak të blerjes së numrit të madh të biletave të klasave më të larta se klasa ekonomike e udhëtimit e që ishin prej dy deri në gjashtë herë më të shtrenjta se biletat e klasës ekonomike.

Rezultatet e këtij auditimit tregojnë se shpenzimet për udhëtime në klasa më të larta sesa klasa ekonomike përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve për shërbimet e transportit ajror.

Bazuar në gjetjet e auditimit rezulton se tre faktorët kryesor që kanë ndikuar në rritjen e vlerës së shpenzimeve për shërbimet të transportit ajror janë udhëtimet në biznes klasë, shtyrjet e udhëtimeve dhe anulimet e udhëtimeve.

Shuma e rimbursimit për biletat e anuluara ishte mesatarisht rreth 59% e çmimit blerës. Kjo nënkupton se rreth 41% e vlerës së biletave të anuluara janë shpenzime për bileta që nuk janë shfrytëzuar, gjë që ka kontribuar në rritjen e shpenzimeve të përgjithshme të kontratave për shërbime të transportit ajror duke i quar në skadim të parakohshëm.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, me rastin e publikimit të këtij raporti ka deklaruar: “Rezultatet e këtij procesi të auditimit tregojnë se ka nevojë për përmirësime në procesin e furnizimit me shërbime të transportit ajror. Për të eliminuar mangësitë e identifikuara, duhet të ndërmerren veprime në nivel qeveritar, duke rishikuar Udhëzimin Administrativ, ku do të rregullohej përdorimi i klasave tjera të udhëtimit në transport ajror”, ka thënë Spanca.

Me qëllim të përmirësimit të procesit të blerjes së shërbimeve të transportit ajror dhe shfrytëzimit më racional të buxhetit, Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar Qeverinë e Kosovës që të rishikojë Udhëzimin Administrativ Nr. 2004/07 për të adresuar çështjen e klasave të lejuara të udhëtimit në transport ajror, duke specifikuar qartë rastet dhe funksionet që bëjnë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm.

Agjencinë Qendrore të Prokurimit si përgjegjëse për zhvillimin e procedurave të prokurimit dhe monitorim të kontratave e ka rekomanduar që të bëjë një planifikim më të mirë të aktivitetit të prokurimit (bazuar në analizën e kontratave aktuale dhe paraprake) në mënyrë që të parashikojë më saktë çmimin e tarifës së shërbimit për biletë.

Po ashtu ka rekomanduar organizatat buxhetore si shfrytëzuese të këtyre shërbimeve që të përdorin klasën ekonomike për t’i shmangur shpenzimet e larta të transportit ajror, si dhe të planifikojnë udhëtimet më mirë në mënyrë që të shmangin nevojën për anulime dhe shtyrje të udhëtimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera