Dhuna në familje, ja sa persona u arrestuan brenda një dite
Autori: Gazeta inFokus
09:47 | 26 Tetor 2021
Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Nga këto raste, katër kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës dhe një në rajonin e Mitrovicës.
Në Podujevë është arrestuar një person pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Si pasojë e dhunës dhe frikës viktima së bashku me dy fëmijët e saj ishte larguar nga shtëpia pasi që ishte ndier e rrezikuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti me datë 10.10.2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe kanosë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, e cila si pasojë e dhunës dhe frikës së bashku me dy fëmijët e saj ishte larguar nga shtëpia pasi ishte ndier e rrezikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti i dytë në Prishtinë: një person është arrestuar për shkak se pas një fjalosjeje që kanë pasur vajzat e tij mes veti, e ka sulmuar fizikisht njërën prej tyre.
Viktima ka pranuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuar është liruar me procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një fjalosje që kishin pasur vajzat e tij në mes veti, e kishte sulmuar fizikisht njërën prej tyre viktimën femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti i tretë në Prishtinë ka të bëj me sulmin e një burri ndaj bashkëshortes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Rasti i katërt në rajonin e Prishtinës ka ndodhur në Graqanicë ku është arrestuar një person pasi që kishte sulmuar nënën e tij nën ndikimin e alkoolit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit e ka kanosur nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell Gazeta Infokus.
Rasti i pestë i dhunës në familje ka ndodhur në Mitrovicën e veriut ku është arrestuar një person i mitur pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...































