Lajme

Labinot Tahiri insiston të bëhet ministër i Shëndetësisë, këto janë premtimet e tij

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 25 October 2021

Këngëtari, Labinot Tahiri është duke insistuar që të bëhet ministër i Shëndetësisë në Kosovë.

Për këtë ai edhe ka dhënë pesë premtimet e tij të para të cilat do të i realizojë nëse arrin të bëhet ministër, shkruan Gazeta Infokus.

“Gjithçka u shtrejtua dhe jeta po rëndohet çdo ditë e me shumë për qytetarët e vendit tonë,1). Për tri vite ne mund ta rregullojmë çështjen e ligjit për TRANSPLANT, sepse edhe nëse duam t’i shërojmë rastet me leukemi në Kosovë nuk mundemi aktualisht, e nëse duhet t’i bëhet dikujt diçka transplantim , egziston ama për disa pika, e si fillim ne duhet t’a rregullojmë ligjin e mos të shkojmë në Turqi apo në vendet e tjera të rajonit”, ka shkruar Tahiri.

-Advertisement-

Tahiri ka premtuar së për dymbëdhjetë muaj e hiç më shumë, asnjë spital në teritorin e Republikës së Kosovës nuk mund të mbetet pa barëra esencial.

“ Asnjë prind i qytetarëve të vendit, nuk mbetet pa insulina, të cilët vuajnë nga diabeti; si dhe insulina më e mirë sesa këto që janë aktuale e dim mirë se çfare janë, Gjithmonë në bashkëpunim me ekspertët e shëndetësisë, ne do t’i kishim realizuar; shitjen e barërave me mundësinë që mund t’a përballojë qytetari, edhe nëse i blen në barnatoret private, Asnjë qytet i madh, e besa dhe me më pak banorë që janë, nuk do të mbetet me autoambulanca që na i kanë dhuruar si “vitrat”! por ato çfarë duhet t’i kemi e të cilat i meritojmë”, ka thënë Tahiri.

Më poshtë gjeni edhe statusin e tij të plotë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera