Lifestyle

Kina heq detyrat e shtëpisë për nxënësit dhe shton kohën e pushimit

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 25 October 2021

Kina pret të miratojë një ligj për arsimin që synon të reduktojë stresin e krijuar nga detyrat e tepërta të shtëpisë dhe mësimit intensiv pas shkolle.

Ligji parashikon që prindërit t’u lënë kohë më të lirë fëmijëve për pushim dhe stërvitje, por t’u kufizohet koha e qëndrimit në internet.

Në muajin gusht, Kina i ndaloi provimet me shkrim për fëmijët gjashtë dhe shtatë vjeç.

-Advertisement-

Autoritetet paralajmëruan në atë periudhë se shëndeti fizik dhe mendor i nxënësve po dëmtohej.

Vitin e fundit shteti ka prezantuar një sërë masash që synojnë zbutjen “varësisë” së fëmijëve ndaj internetit.

Detajet e këtij ligji ende nuk janë publikuar, por raportet e mediave tregojnë se inkurajon prindërit të ushqejnë edukatën, zhvillimin intelektual dhe zakonet shoqërore te fëmijët e tyre.

Pushteti vendor do të jetë përgjegjësi për zbatimin dhe garantimin e fondeve për sigurimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore që zhvillohen jashtë programit mësimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera