Sport

Me këtë rezultat përfundon ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 24 October 2021

Skuadra e Ballkanit ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

‘Portokallinjtë’ e kanë mposhtur Prishtinën me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 11-të në Superligë.

Në takimin e zhvilluar  në stadiumin e qytetit në Suharekë, golat për ekipin e drejtuar nga Bekim Isufi i shënuan Solomon (58’) dhe Ermal Krasniqi (71’).

-Advertisement-

Duhet cekur se skuadra e Prishtinës luajti me 10-të lojtarë në fushë prej minutës së 29’.

Kjo pasi Mankenda u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Pas kësaj fitoreje, Ballkani kryeson Superligën me 21 pikë, kurse Prishtina mbetet e pesta me 13 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera