Lajme

Ministri shqiptar në takimin e NATO-s: Kosova nuk është gjysmë shteti, por shtet i plotë

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 23 October 2021

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në takimin e ministrave të vendeve të Aleancës së NATO-s, në Bruksel, kërkoi bashkëpunim nga NATO, në rastet kur ushtria serbe i afrohet kufirit të Kosovës.

Përmes një statusi në Facebook, Peleshi ka thënë se Kosova nuk është as çerek shteti, as gjysmë shteti, por shtet në kuptimin e plotë të fjalës.

Ky është statusi i tij i plotë:

-Advertisement-

Gjatë sesionit të bashkëpunimit NATO-BE në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve aleate në Bruksel – Të gjithë ne, në NATO apo edhe BE, duhet të jemi të kujdesshëm e të qartë e t’i ‘kalibrojmë’ mirë qasjet dhe deklaratat që të mos mbeten të paqarta, sidomos në situata si ajo e pak javëve më parë, kur ushtria serbe i afrohet kufirit të Kosovës. Kosova nuk është as çerek shteti, as gjysmë shteti, por shtet në kuptimin e plotë të fjalës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera