Mashtrimi me bukën, kështu mund ta dalloni nëse përmban ngjyrues ose jo
Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 22 October 2021
Fetën e bukës mjafton që ta lini në ujë rreth një orë për të parë rezultatet e para.
Për të rinj dhe të rritur, konsumimi i bukës është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Studime të shumta kanë provuar vlerat që ky produkt ka në organizëm. Karbohidratet dhe mineralet që përmban buka, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës, diabeti, tensioni i lart i gjakut madje dhe mbipeshës.
Por lajmet e fundit në lidhje me sigurinë e ngjyruesve të ushqimit tek buka kanë ngritur shumë probleme. Në industrinë e ushqimit ka disa lloje të ndryshme ngjyruesish, të cilët zakonisht përdoren për t’i bërë produktet e ndryshme më tërheqës për syrin por dhe që jetëgjatësia e tyre të jetë më e madhe.
Disa janë brenda kritereve të miratuara nga agjencitë ndërkombëtare të kontrollit për produktet ushqimore. Por gjithsesi efektet që ato japin në organizëm nëse konsumohen në masë të lartë janë po të njëjtat me ato tip ngjyruesish që janë të ndaluar.
AgroWeb.org ju sjell një metodë fare të lehtë, që mund ta bëni dhe në kushtet e shtëpisë për të kuptuar nëse buka juaj përmban ngjyrues artificial të dëmshëm. Ato që ju nevojiten janë vetëm dy gota qelqi me ujë dhe një fetë bukë. Në njërën nga gotat vendosni një fetë nga buka që ju keni blerë për ta konsumuar, tjetrën mbusheni vetëm me ujë për të parë ndryshimin.
Fetën e bukës mjafton që ta lini në ujë rreth një orë për të parë rezultatet e para. Pas një ore, kulloni ujin dhe krahasoheni me gotën e dytë. Nëse uji është errësuar në një ngjyrë të kafenjtë, atëherë buka që ju konsumoni përmban ngjyrues artificialë të dëmshëm për shëndetin. Nëse uji nuk ka ndryshuar në ngjyrë, atëherë produkti është prodhuar me ngjyrues natyralë që vijnë nga bimët dhe perimet.
Të tjera
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...