Lajme

Sot mbahet takimi në Bruksel për targat e automjeteve

Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 21 Tetor 2021

Sotvmë datë 21 tetor në Bruksel do të takohet grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve. Në këtë takim do të diskutohen opsionet për zgjidhjen e përhershme.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

“Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim”.

-Advertisement-

Marrëveshja e arritur në Bruksel e ka zhbllokuar situatën në veri përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy