Lajme

“Çudi që je deputet”, “Me ty nuk ia vlen as m’u marrë”, përplasen Albulena Haxhiu e Ardian Kastrati

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 19 October 2021

Seanca e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme nuk ishte e qetë.

Gjatë kësaj seance pati përplasje ndërmjet deputetëve opozitarë dhe përfaqësuesve të Qeverisë, shkruan Gazeta Infokus.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati replikoi me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

-Advertisement-

“Pak ma gjallë se diçka m’u keni zverdhë prej të dielës… Ju që nuk e keni sensin dhe sentimetin për drejtësi tani bëni sikur jeni kredibil t’i bëni këto ndryshime, a në fakt këto janë propozuar shumë moti, qysh më 2019. Ju, jo që nuk e keni këtë sens por e keni kallë krejt këtuhen me molotov e me gjithçka. Tash, me ju besu juve që keni me administru mirë drejtësinë është si me besu që dita është natë, si me besu që toka nuk është e rrumbullakët”, tha Kastrati.

Derisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka replikuar Kastrati duke i thënë se më të nuk ia vlen të merret.

“Me ty nuk ia vlen as mu marrë, është për çudi që je deputet i Kuvendi të Kosovës”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera