Ferat Shala akuzon qeverinë se me mbylljen e “Ferronikelit” po e shantazhon Drenicën
Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 19 Tetor 2021
Ferat Shala nga PDK ka ngritur çështjen e gjigantit metalurgjik “Ferronikeli” duke ngritur dyshime se i njëjti u mbyll përkohësisht për shkak të shantazhimit, siç e quan ai, nga qeveria për atë rajon.
“Para pak ditësh, saktësisht në kohën e fushatës zgjedhore, një metalurgjik “Ferronikeli” me mbi 1000 punëtorë falimentoi apo u mbyll përkohësisht. Ku është qeveria në këtë relacion? 1000 punëtorë të cilët në kohë pandemie dhe krize, për koincidencë edhe kohë fushate, janë në shtëpitë e tyre. Është një problem i madh social para së cilit qeveria jo vetëm që hesht, por nuk do të dëgjojë. A ka ndodhur diku që 1000 punëtorë të shkojnë në shtëpi dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë hesht para një gjiganti të tillë industrial që ka qenë krenari rajonale, dhe ndoshta edhe evropiane. Si ka mundësi që qeveria t’i klasifikojë ndërmarrjet private dhe publike në kohë pandemie? Si ka mundësi që qeveria përkundër miratimit të Pakos Ekonomike të subvencionojë dhe mbështet ndërmarrjet dhe ekonominë e vendit të jetë kaq indiferente para një rajoni të tërë? Duhet ta dini që 1000 punëtorë vijnë kryesisht nga Drenasi, Skenderaj, Mitrovica dhe një pjesë e tyre nga Prishtina. Si ka mundësi që gjiganti “Ferronikeli” së paku dy herë ka kërkuar takim me institucionet e shtetit për të bashkërenduar dhe për të gjetur zgjidhje alternative për të dalë nga kjo krizë dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje as pozitive dhe as negative nga institucionet e shtetit karshi zhvillimit të tillë ekonomik në qendër të Kosovës. Heshtje totale, apo dënim nga institucionet që i bëjnë ekonomisë veçanërisht rajonit të Drenasit që i ka dhënë shumë shtetit të Kosovës dhe ka qenë bartës i të gjitha zhvillimeve sociale, ekonomike dhe historike. Është e rëndë të mendosh se qeveria i trajton ndërmarrjet mbi bazat e zonave elektorale. Gabim i madh nëse mendohet se Drenasi, qytetarët dhe punëtorët e “Ferronikelit” mund të shantazhohen me indiferencë dhe çështje të tilla. Nuk shantazhohen dhe nuk ndryshojnë qëndrim politik Drenasi dhe Drenica, pavarësisht veprimeve indiferente dhe shantazhuese të qeverisë”, tha Shala në seancën e sotme në Kuvend.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...




































