Lajme

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Kurtin, flasin për sigurinë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 19 October 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mëngjesin e së martës ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral major Ferenc Kajari.

Bidesa mes Kurtit dhe Kajarit kryesisht kishte në fokus situatën e sigurisë në Kosovë.

Kështu thuhet në njoftimin e KFOR-it, teksa po ashtu bëhet e ditur se ata gjatë takimit kanë biseduar edhe për bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.

-Advertisement-

“Komandanti i KFOR -it, Gjeneral Major Ferenc Kajári u prit sot nga Albin Kurti, në një takim prezantues. Biseda u përqëndrua në situatën e sigurisë në #Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston midis Institucioneve në Kosovë dhe KFOR –it”, thuhet në njoftim.

Gjeneral Majori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari tani do të jetë komandanti i ri i KFOR-it.

Ndërrimi i komandës u bë tri ditë më parë në një ceremoni që u mbajt tek shtabi i KFOR-it në Prishtinë.

Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, ia dorëzoi Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera