Sport

Armando Broja i dhuron fitoren Shqipërisë, ‘Kuqezinjtë’ rrisin gjasat për kualifikim në Kupën e Botës ‘Katar 2022’

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 09 October 2021

Kombëtarja e Shqipërisë ka realizuar një fitore jashtëzakonisht të madhe n madhe në udhëtim te Hungaria me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi në top formë, Armando Broja, i’a ka siguruar tri pikë të arta kombëtares shqiptare.

Ai hyri si zëvendësues në minutën e 66’ dhe në minutën e 80’ realizoi një gol fantastik, duke i dribluar dy futbollist kundërshtarë.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria vazhdon te jetë e dyta në Grupin I, por tani ka 15 pikë, një me shumë se Polonia që renditet e treta dhe 5 më shumë se Hungaria që pozicionohet e katërta.

Me këtë triumf ‘Kuqezinjtë’ kanë rritur shumë gjasat për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Ndeshjen e radhës Shqipëria e luan ndaj Polonisë në ‘Elbasan Arena’ dhe një fitore eventuale do të kualifikohet për herë të parë në një Kampionat Botëror./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera