7 hapa si të nisni vrapin në mëngjes për parandalimin e sëmundjeve
Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 07 October 2021
Edhe nëse nuk jeni një person mëngjesi ka shumë arsye se përse duhet të jeni sa më aktivë në këtë pjesë të ditës. Mëngjesi i hershëm në lëvizje mund t’ju sigurojë një sërë vlerash për shëndetin tuaj. Duke filluar qe nga pesha ideale, aktivizimi i metabolizmit dhe parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare apo diabetit. Jua rendisim të gjitha mënyrat si ta bëni tuajën këtë rutinë në artikullin mëposhtë.
Flini mirë
Çelësi i një rutine të mirë mëngjesi është gjumi i mirë gjatë natës. Hiqni dorë nga televizori apo telefoni 1 orë para se të shkoni shkoni për të fjetur dhe të nesërmen do të zgjoheni sërish plot energji. Gjithashtu evitoni kafeinën, alkolin, dëgjoni muzikë relaksuese, krijoni një rutinë kur shkoni për të fjetur dhe mos pushoni shumë gjatë ditës.
Zgjohuni herët
Në mënyrë që të krijoni kohë për çdo aktivitet gjatë një dite duhet të zgjoheni herët. Kjo vlen edhe për vrapin pa dyshim. Vendosni një alarm herët në mëngjes dhe mbani afërt krevatit rrobat sportive që do të përdorni për vrapin apo ecjen tuaj të mëngjesit.
Krijoni një rutinë
Nuk ka rëndësi nëse do të merrni pjesë në ndonjë maratonë vrapi, rëndësi ka që ti vendosni vetes një qëllim. Nuk ka rëndësi sa intensiv apo i gjatë është vrapi, mjafton ta nisni ditën me këtë aktivitet.
Bëni një plan vrapimi
Në mënyrë që të jeni sa më të sigurtë për rutinën tuaj në natën para bëni një plan vrapimi. Vendosni se ku doni të shkoni dhe çfarë doni të shikoni në mënyrë që të mund të motivoni veten për të nesërmen.
Gjeni një partner vrapimi
Të kesh një partner vrapi ju ndihmon të mbani regjimin e vendosur. Nëse vraponi vetëm ruajtja e rutinës gjithnjë mund të jetë më e vështire ndaj nxisni një mik apo familjar t’ju bashkohet.
Hani shëndetëshëm
Nuk është asnjëherë mirë që të vraponi me stomakun bosh. Pas një nate të gjatë gjumi, trupi ka djegur energjitë dhe kërkon të marrë të reja. Kështu që para se të dilni nga shtëpia hani një mëngjes të lehtë ose pini një lëng të pasur me fruta e perime.
Qëndroni të hidratuar
Pas 7-8 orëve gjum trupi është i hidratuar.Vrapi do të nxjerrë akoma më shumë lëngje nga trupi juaj kështu që para ose pas vrapit mundohuni të pini sa më shumë ujë.
Të tjera
-
“U shokova, lutesha të mos ishte njeri”, flet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në lum
Shkodra është tronditur ditën e dijshme pas gjetjes në ujërat e lumit Buna të...
-
Osmani kujton Aganin: Vizioni i tij do të na udhëheqë përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 2...
-
Abdixhiku në 25 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte truri i lëvizjes për liri, vrasja e tij akt hakmarrjeje për triumfin tonë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e ...
-
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Shkuarja në autolarje mund të jetë mjaft e shtrenjtë. Siç tregon raporti i Fo...
-
Gjyqtari në rastin e krerëve të UÇK-së: Deri më tash kanë dëshmuar mbi 100 persona, duhet gjykim i drejtë dhe i shpejtë
Kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smit...
-
9-vjeçarja do varroset nga familja e të atit, asnjë gjurmë nga nëna dhe 2 fëmijët
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë...
-
IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me dekla...
-
Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët
Ndonëse polumbarët janë larguar në orët e muzgut ditën e djeshme nga vendkërk...
-
Arrestohet burri në Mitrovicë, rrāhu gruan dhe dy fëmijët
Një burrë është arrestuar në veri të Mitrovicës pasi që pas një mosmarrëveshj...
-
Fushë Kosovë: Burri gődet burrin me thïkë në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie
Një rast në Fushë Kosovë është raportuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” nga...
-
Tmerri në aeroplanin për Frankfurt, 70 pasagjerë filluan të villnin
Fluturimi nga Mauritiusi për në Frankfurt të enjten u shndërrua në një tmerr ...
-
Policia i arreston dy rus në Jarinje, erdhen ilegalisht nga Nishi
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit rusë në pikën kuf...