Sport

Zekirija Ramadani flet për startin jo të mirë të Prishtinës, zbulon edhe shumëçka tjetër rreth klubit kryeqytetas

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 06 October 2021

Kampionia aktuale e Kosovë në futboll, Prishtina nuk e ka nisur aq mirë sezonin e ri në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Bardhekaltërit’ pas 8 ndeshjeve të zhvilluara renditen në pozitën e gjashtë me vetëm 10 pikë të arkëtuara nga 24 të mundshme.

Kryeqytetasit kanë arritur të shënojnë vetëm dy fitore, duke barazuar 4 herë dhe duke humbur edhe dy takime.

-Advertisement-

Për startin jo të mirë në këtë edicion, fondin e lojtarëve, konkurrencën në ekip, përforcimin e skuadrës, garën për titull kampion, objektivat e klubit e shumëçka tjetër, Gazeta inFokus, ka realizuar një intervistë me trajnerin e Prishtinës, Zekirija Ramadani.

Tekniku shkupjan e ka pranuar se kanë pasur një start jo të mirë në kampionat, derisa ka treguar disa nga arsyet pse kryeqytetasit nuk e kanë nisur mbarë Superligën.

“Padyshim që fillimi i sezonit te ri nuk është ashtu siç e kemi pritur të gjithë. Nuk jemi të kënaqur me pikët e fituar deri me tani. Ka shumë faktorë që ndoshta ky start i sezonit nuk është sipas pritshmërive. Ndikoi ngarkesa e paraqitjes tonë në Evropë, pastaj edhe lëndimet që ishin një numër i madh i lëndimeve, por gjithsesi këto nuk janë arsye për ta justifikuar veten apo për të hequr përgjegjësin për këto rezultate”, tha fillimisht Ramadani.

Prishtina Football Club

Ai theksoi se është i kënaqur me fondin e lojtarëve, pasi të gjithë futbollistët e Prishtinës janë aty me pëlqimin e tij.

“Të gjithë lojtarët që janë në ekipin tim janë me aprovimin tim që të jenë pjesë e Prishtinës. Asnjë lojtarë nuk është pa pëlqimin tim dhe kam besim të madh tek ky grup i futbollistëve. Kemi një konkurrencë të shendosh brenda grupit dhe kjo me bën te jem i kënaqur me fondin e futbollistëve”, deklaroi trajneri i Prishtinës për Gazetën inFokus.

Zekirija Ramdani ka folur edhe për përforcimin e skuadrës në afatin e janarit, si dhe për objektivin e klubit kryeqytetas.

“Jo për momentin nuk mendojmë për ndonjë përforcim ne afatin kalimtar te janarit, por nuk i dihet deri atëherë dot shohim si do të ecin punët. Synimi kryesor është mbrojtja e titullit kampion dhe shpresoj që te arrihet ky objektiv dhe te shpresojmë në ecuri pozitive edhe në arenën ndërkombëtare”, theksoi tekniku shkupjan.

Me pas 43 vjeçari ka folur për garën për titull dhe për skuadrat që e kanë befasuar atë në këtë fillim sezoni.

“Për momentin për asnjë skuadër s’mund të them se është favorit për titull, por të gjitha skuadrat që kanë objektiv titullin kampion janë rival të fortë, ndërsa sa i përket befasive, ka shumë befasi në ketë fillim të sezonit, ndoshta ekipet me buxhet me të madh nuk kanë start të mirë, kurse ekipet me buxhet me të ulet kanë start fantastik”, u shpreh Ramadani.

Zekirija Ramadani nuk është i kënaqur me fitoren e Prishtinës ndaj Arbërisë

Pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, Ramadani ka fituar tri herë Superligën e Kosovës me tri ekipe të ndryshme.

Lidhur me këtë ai është shprehur i lumtur, por ka shtuar se asnjëherë nuk është i vetëkënaqur.

“Tre tituj me tre ekipe të ndryshme është një sukses i jashtëzakonshëm që më të vërtetë me bën të jem i lumtur për arritjet e mija, por asnjëherë i vetëkënaqur, sepse suksesi don shumë punë, sakrificë, mobilizim dhe duke i bërë të gjitha këto që i përmenda unë gjithmonë kërkoj me tepër nga vetja”, përfundoi Zekirija Ramadani.

Trajneri nga Shkupi e ka fituar Superligën e Kosovës tri herë me tri klube të ndryshme.

Ramadani në vitin 2017 u shpall kampion me Trepçën ’89, kurse në vitin 2019 Superligën e fitoi me Feronikelin, ndërkaq në vitin 2021 arriti ta fitonte titullin kampion i Kosovës edhe me Prishtinën./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera