Lajme

Ministrja Ngavaci sqarohet për mungesën e teksteve shkollore

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 06 October 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, Arbërie Nagavci thotë se ka pranuar ankesa të shumta në lidhje me mungesën teksteve shkollore në disa klasa.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë mungesa e teksteve për klasët 6, 7 dhe 9 sipas udhëzimit Adiminstratin është njoftuar që të përdoren të vitit paraprak, dhe se sipas saj shkollat është dashur të përkujdeset për këtë.

Ajo tutje tha nëse ka pasur ndonjë mos përmbushje të obligimeve nga ana e MASHTI, janë të gatshëm ti plotësojnë menjëherë.

-Advertisement-

“Andaj, ju informoj se më 15 qershor, Ministria e Arsimit ka njoftuar të gjitha Drejtoritë komunale të Arsimit se këtë vit do të shpërndajë tekstet për nivelin I-5 dhe për nxënësit e klasës së 8, tekstet alternative për nxënësit e klasave 6 dhe 7 si dhe tekstet shkollore për lëndën e gjuhës gjermane dhe frënge.

Njëkohësisht, MASHTI i ka njoftuar DKA-të se sipas udhëzimit Administrativ nr.13/2016, tekstet e klasës 6, 7 dhe 9 do të përdoren të vitit paraprak andaj shkollat është dashur të sigurohen që nxënësit e këtyre klasave t’i kthejnë tekstet në fund të vitit shkollor”, shkruan Nagavci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera