Lajme

Ndalohen dy persona në Obiliq për kultivim të lëndëve narkotike

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 05 October 2021

Dy persona janë ndaluar në Obiliq për kultivim të lëndëve narkotike. Të njëjtëve u është shqiptuar masa prej 48 orësh. Personat me inicialet G.B., dhe E.B., dyshohet të kenë kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

“Është lëshuar urdhëresë për masën e kontrollit të shtëpisë së të dyshuarve të lartcekur, me vendbanim në Obiliq dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, si dhe në koordinim të plotë me policinë, janë sekuestruar në oborrin e shtëpisë së tyre, 12 bimë të kultivuara kanabis sativa, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 87.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 7.6 gram fara kanabisi, 1.9 gram tableta e llojit ekstazi, një peshore digjitale dhe një fishekë”, thuhet në njoftim.

Sipas autorizimit të prokurorit bimët e gjetura janë shkatërruar, po ashtu për të dyshuarit e lartcekur prokuroria është duke vazhduar me veprime të tjera procedurale.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera