Rizvanolli jep informacione për tërheqjen e Kosovës nga projekti për gazin: Çmimi për konsumatorët do të rritej
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 04 October 2021
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë informacione për tërheqjen e vendit nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC).
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ajo ka thënë se disa investitorë nuk kanë shprehur interesim për investim, derisa disa të tjerë kanë vënë kushte të pafavorshme për vendin.
Po ashtu, ajo ka thënë se e kanë pasur të paqartë se çfarë efekti do të kishte kjo në çmimet për konsumatorët.
Sipas saj, në disa parallogaritje që kanë bërë ka dalur se 40 euro është çmimi vetëm për një megavat, që i bie 30 për qind më shtrenjtë se kostoja aktuale.
“Së pari kosto totale prej 379 milionë dollarë e cila është paraparë nga investim i Kosovës, grand nga MCC-ja 100 milionë dollarë, ndërsa 279 milionë dollarë apo 75 për qind në pronësi të një investitori të huaj. Kjo kosto kontigjencën e ka pasur 20 për qind që do të thotë ka mundur të shkojë deri në 455 milionë dollarë. Nuk ka qenë i qartë efekti në çmimet për konsumatorët. Sipas disa përllogaritjeve, 40 euro për një megawat ka qenë vetëm kosto e paraparë e gazit që është më e shtrenjtë 30 për qind se kosto aktuale. Është pritur që së paku dy herë të rritet çmimi i kostos. Ndërsa, investitorët që janë intervistuar, disa prej tyre nuk kanë shprehur interesim për investim. Invensistorët që kanë treguar interesim kanë treguar interesim me kushte të pafavorshme. Kanë kërkuar kthim të investimit për vetëm 10 vite, kanë kërkuar një marrëveshje për blerje për 10 vite”, ka deklaruar ajo.
Rizvanolli ka thënë se Fondet e MCC nuk kanë qenë të alokuara për infrastrukturë gazi specifikisht. Kanë qenë të alokuara për një program për Kosovën
Ndërsa, sipas saj kosto në këtë fazë nuk ka qenë e qartë sepse studimi i fizibilitetit ka qenë ende duke ndodhur dhe studimet e fizibilitetit janë ende duke ndodhur.
“Fondet e MCC nuk kanë qenë të alokuara për infrastrukturë gazi specifikisht. Kanë qenë të alokuara për një program për Kosovën. Energjia është përzgjedhur si sektorë për arsye se në vitin 2016 MCC ka bërë së bashku me Qeverinë e Kosovës një hulumtim i cili ka treguar se energjia është sektor problematik që përbën një pengesë për zhvillim ekonomik në Kosovë. Ka mundur të ketë edhe projekte tjera, qeveritë e kaluara e kanë përzgjedhur infrastrukturën e gazit si opsionin më të mirë sipas tyre. Projekti i dizajnuar nga qeveritë e kaluara dhe MCC ka paraparë që gazsjellësi Shkup-Prishtinë, një gyp transminsioni me kosto 104 milionë dollarë të ndërtohet me kredi nga BERZH-i dhe Grand WBIF. 80 për qind kredi nga BERZH-i që do ta merrte Qeveria e Kosovës dhe 20 për qind nga Grand WBIF”, ka shtuar ajo.
Rizvanolli ka deklaruar se si rezultat kosto e gazjellësit nuk është e qartë pasi parashihet me një kontigjencë 40 për qind, që do të thotë kjo kosto 104 milionë dollarë mund të ngritet deri 145.6 milionë dollarë.
“Gazjellësi nuk lidhet me projektin e MCC-së. Financimi për gazjellësin nuk ka pasur të vij nga projekti i MCC. Kjo është pjesë e cila mund të realizohet siç ka qenë e paraparë me BERZH-in dhe WBIF nëse ne vendosim. Gypat e distribucionet për Sharcem dhe Feronikel 4 milion dhe 20 milionë dollar. Kjo ka qenë e paraparë të financohet me grand të MCC-ë. Në këtë pikë kemi pasur dilema për arsyeshmërinë ekonomike. Nuk ka qenë e qartë nëse këto firma kanë interesim dhe sa do të zgjidhte problemin e tyre. Javën e kaluar bashkë me ministrin Murati personalisht i kemi takuar përfaqësuesit e Feronikelit të cilët na kanë njoftuar se vetëm për ngrohje do të mund ta përdornin gazin do të thotë të mbulonin vetëm 15 për qind të kërkesës së tyre për energji elektrike. Ndërsa ne po flisnim për 20 milionë dollarë të taksapaguesve amerikanë për ta paguar gypin deri te Feronikeli. Pastaj është paraparë një termocentral me gaz prej 250megawat për kërkesë bazë dhe 98.5 MW rezervë terciale”, ka shtuar ajo.
Të tjera
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...
-
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne. Kjo seancë do t’i ku...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranë...
-
Mbahet mbledhja e Këshillit Ministror për Integrim Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryemini...
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...