Lajme

Angli/ Vrasja e mësueses, akuzohet shqiptari!

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 01 October 2021

Një emigrant shqiptar i akuzuar për vrasjen e mësueses angleze Sabina Nessa 28 vjeçe, ka dalë përpara gjykatës së krimeve të rënda Old Bailey në Londër nga ku vendos masa e sigurisë arreste me burg.

Koci Selamaj, 36 vjeç ish shpërndarës picash, përmes video link nga burgu ku mbahet në këtë seancë vetëm sa deklaruar emrin dhe datën e lindjes.

Në seancën e mëparshme gjyqësore një ditë pasi iu ngritën akuzat, avokati mbrojtës tha se klienti i tij nuk e pranon akuzën e vrasjes.

-Advertisement-

Nga kjo seancë gjyqësore raporton Top Channel kanë dalë disa detaje për mënyrën e vrasjes të Sabinës por jo motivet  dhe çfarë provash ka mundur të mbledhë policia të cilat lidhin Koci Selamajn me vrasjen.

Prokurorja Alison Morgan QC i  tha gjykatës se Sabina Nessa është goditur me një objekt rreth 60.96 cm dhe se sulmi ishte i paramenduar.

“Kemi të bëjmë me një sulm ku është përdorur dhunë në një nivel të lartë me paramendim” tha prokurorja Morgan.

Prokuroria angleze thotë se nga hetimet rezulton se Sabina mbrëmjen e  17 shtatorit,  u sulmua tek sa po ecte përmes një parku në drejtim të një lokali ku do të takohej me një shoqe.

Trupi i saj u gjet 24 orë më pas afër një qendre komunitare.

Gjykatësi  Judge Mark Lucraft QC vendosi për Selamajn të qëndroj në burg deri në seancën e radhës më 16 Dhjetor kur atij do ti duhet të shprehet për akuzën e ngritur e më pas të caktohet një datë për gjykimin.

Nga informacionet e deritanishme Selamaj  jetonte në zonën Eastbourne.

Kishte 5 vite që jetonte si emigrant në Angli martuar me një shtetase rumune.

Sipas mediave britanike të cilat  kanë intervistuar në Elbasan fqinjët e Koci Selamajt, ata  janë shprehur se ai vinte nga një familje shumë e mirë e cila kishte emigruar në Greqi shumë vite më parë./TCh/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera