Sport

Kur do të publikohet lista e futbollistëve të ftuar nga Kosova dhe a do të këtë prurje të reja? Flet Muharrem Sahiti

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 30 Shtator 2021

Kombëtarja e Kosovës në muajin tetor do ti zhvilloj dy ndeshje në kuadër të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ me 9 tetor do të luajnë në udhëtim te Suedia, kurse pas tri ditëve e presin Gjeorgjinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Gazeta inFokus ka pyetur menaxherin e kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahitin, se kur do të publikohet lista e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje dhe a do të ketë prurje të reja’.

-Advertisement-

Sahiti ka thënë se lista do të publikohet shumë shpejt, ndërsa te prurjet e reja ka shtuar se mund të ketë.

“Shumë shpejt do të publikohet lista e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit. Sa i përket ndonjë prurje po besoj që mund të këtë. Gjithsesi mbetet të shihet në listën që e publikon selektori”, tha Muharrem Sahiti për Gazetën inFokus.

Kosova gjendet në Grupin B, aty ku pas 5 ndeshjeve të zhvilluara ka arkëtuar vetëm 4 pikë, duke u renditur në vendin e katërt./Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy