Sport

Kjo është deklarata e Ardian Nuhiut pas humbjes nga Dukagjini

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 30 September 2021

Skuadra e Dritës ka pësuar disfatë në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rezultat 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili ka thënë se pësuan gol në momentin kur kërkonin të shënoni, pasi Dukagjini ishte me 10-të lojtarë në fushë.

“Realisht sot pamë një ndeshje të luftuar nga të dy skuadrat. Pjesa e parë ishte më e mirë për ne, u munduam që të fitojmë ndeshjen kur Dukagjini mbeti me një lojtar më pak. Në momentin që e kërkon golin me çdo kusht, mund të bëjmë ndonjë gabim në mbrojtje dhe një gjë e tillë ndodhi”, tha fillimisht Nuhiu për Art Sport.

-Advertisement-

Me pas tekniku shkupjan ka folur edhe për duelin e radhës ndaj Prishtinës.

“Nuk do të bëjmë numërime e kalkulime në fillim të kampionatit. Duhet të shohim përpara, kampionati është i gjatë. Ne duhet të ulim kokën dhe të punojmë. Nuk diskutohet që duhet të mobilizohemi për takimin ndaj Prishtinës, duhet të jemi bashkë si asnjëherë më parë. Duhet të analizojmë kundërshtarin e radhës që të kthehemi te fitorja”, deklaroi Ardian Nuhiu.

Pas kësaj humbje, Drita ka zbritur në pozitën e pestë me 11 pikë, kurse Dukagjini ka kaluar në vendin e tetë me 6 sosh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera