Zeka fajëson kryeministrin: Tensionet në veri i nisi Kurti, dialogu do ta rrëzoj këtë qeveri
Autori: Gazeta inFokus
12:39 | 29 Shtator 2021
Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ka thënë se sot s’do të ndodh asgjë në Bruksel edhe me pjesëmarrjen e Escobarit.
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë këtë të mërkurë do të mbajnë takimin e tyre të radhës në Bruksel. Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka në një deklaratë për Infokusin tha se takimi në Bruksel do të jetë i thjeshtë dhe nuk do të bisedohet për tema të mëdha.
‘’Sot s’do të ndodh asgjë në Bruksel edhe me pjesëmarrjen e Escobarit. Janë takime thjeshtë për t’i marrë detyrat e shtëpisë nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe asaj Serbe” Duke iu referuar deklaratave të Kurtit para marrjes së mandatit si kryeministër i Kosovës, i cili kishte thënë se nuk e ka prioritet çështjen e dialogut, Zeka e cilëson si gënjeshtrën më të madhe të thënë nga Kurti.
“Rrena më e madhe e Albin Kurtit ka qenë pika e dialogut. Për të cilën gjithmonë ka thënë që është pika e gjashtë e prioriteteve. Unë kam thënë gjithmonë që prioritet numër një i të gjitha pikave të Albin Kurtit është dialogu”, ka thënë Zeka.
Ish-deputeti thekson se situata e fundit në veri është krijuar qëllimisht nga Kurti në mënyrë për ta vënë në prioritet dialogun.
‘’Për të gjetë një shkas për ta vendos në prioritet numër një, krijoj këtë skandalin në veri sepse forcat speciale të polisicë së Kosovës kanë mundur të shkojnë në veri për t’i arrestuar rojet e urës apo kriminel me bollëk në veri, por askush në botë s’po e kupton se si ka mundësi me i dërgu forcat speciale për tabela?’’ thotë Zeka.
Në bisedë e sipër, Zeka tha se dialogu do ta rrëzoj qeverinë Kurti ashtu siç ka ndodhur me qeveritë e kaluara.
“Kjo do vie si shkak i mos bashkëpunimit me Brukselin dhe Ëashingtonin. Dialogu ka rrëzu shumë qeveri e lider të kaluar dhe veprimet e tij në veri dhe çështja e dialogut do ta rrëzoj edhe Albin Kurtin. Nëse nuk do i bindet “receptave” të Brukselit por edhe Ëashingtonit. Kurrë relacione më të këqija me ndërkombëtar sesa tash nuk kemi pas. Qarja me ndërkombëtar kanë fillu ashpër në qeverinë e PAN-it dhe pastaj i ka trash krejt këto konfrontime, Albin Kurti”, ka thënë Zeka për Infokus.
Takimi në Bruksel mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serbë vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës dhe pas vendosjes së reciprocitet për targat serbe nga ana e Kosovës./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...


































