Lajme

Në zgjedhjet e përgjithshme mbështeti Albin Kurtin, tani përkah Imri Ahmetin – Sqarohet mërgimtari

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 24 September 2021

Një mërgimtar në zgjedhjet e përgjithshme e ka përkrahur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për kryeministër të vendit. Madje ai kishte vendosur një fotografi të madhe të Kurtit në pjesën e përparme të veturës së tij.

Në një fotografi të publikuar këto ditë në rrjetet sociale, mërgimtari ka ardh nga diaspora për ta përkrahur kandidatin e LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti.

Mërgimtari ka vepruar njëjtë si për zgjedhjet e përgjithshme, duke e vendosur në veturën e tij një fotografi të madhe në përkrahje të Imri Ahmetit.

-Advertisement-

Lidhur me këtë ai e ka sqaruar se pse në zgjedhjet e përgjithshme e ka përkrahur Kurtin, ndërsa në këto lokale po përkrah kandidatin e LDK-së, Imri Ahmeti.

“Prej diasporës kemi ardh extra me ja uru fitoren Imri Ahmetit. Në zgjedhjet e kalume e kam pas Albinin, edhe e kam cek edhe më parë, se për komunale, Imri Ahmeti punon mirë. Unë them se Imri Ahmeti është kulmi i Lipjanit dhe kampion i Lipjanit”, tha ai për kp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera