Lajme

Po shëtiste me një vajzë në Prevallë, burrit i keqësohet gjendja dhe vdes

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 22 Shtator 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur gjatë kohës që ishte duke ecur në pyllin e Prevallës së bashku me një vajzë.

Sipas vajzës burrit iu keqësua gjendja gjatë kohës që ishin duke ecur dhe u alivanos.

Derisa policia ka konfirmuar se pasi kanë arritur në vendin e ngjarjes, viktima tashmë ishte pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjes e tij.

-Advertisement-

“Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke shëtitur në pyll, bashkë me dëshmitaren femër kosovare, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe sipas dëshmitares është alivanosur. Në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy