Berisha: Heshtja e Qeverisë karshi kërkesës së Lajçak përbën tradhti ndaj shtetit
Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 21 September 2021
Ish-komandanti i luftës së Kosharës, Hisen Berisha, që njëherësh është edhe anëtar i PDK-së, ka tërhequr vërejtjen ndaj deklarimeve të fundit rreth kompromiseve në dialogun Kosovë-Serbi, konkretisht ndryshimin e mundshëm të Kushtetutës së Kosovës.
Berisha përmes një shkrimi autorial i ka bërë disa pyetje në drejtim të kryeministrit Kurti, përkitazi me këtë çështjeje.
Ish-gjenerali i UÇK-së, thotë se heshtja përballë një plani të tillë do të përbëjë tradhti ndaj shtetit dhe popullit, andaj ka shtuar se rreziku i paralajmëruar nga diplomati Lajçak, tregon se Kosova po hyn në fazën më të rrezikshme që nga pavarësia, cenimi i rendit kushtetues dhe dezintegrimit kushtetues.
“Heshtja përballë një plani të tillë do të përbëjë tradhti ndaj shtetit dhe popullit. Realisht, është Serbia ajo që është e penguar nga struktura e kushtetutës së vet. Nëse deri më sot qeveria Kurti nuk është quajtur me emrin e saj siç është paragjykuar, nga sot do të quhet me emrin e vërtetë të saj, nëse e heshtë kërkesën e Lajçak për ndryshimin e Kushtetutës, para se të arrihet marrëveshja finale me njohjen e ndërsjellë me Serbinë. Përndryshe, mosreagimi konform germës së Kushtetutës e vë në rrezik identitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe sovranitetin politik të saj’, ka shkruar ndër të tjerash Berisha.
Ky është shkrimi i plotë i Hisen Berishës:
PYETJE KRYEMINISTRIT KURTI
Pas vizitës së fundit të diplomatit Lajçak, lehtësues i dialogut Serbi – Kosovë, pse po heshtet për kërkesën e tij për kompromisin e dhimbshëm të radhës, ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, për arritjen e marrëveshjes finale, gjegjësisht për ta mundësuar atë, sipas Lajçak?
Pse po heshtni të gjithë, në sqarimin e qytetarëve?
Deri sa po dëgjoja debatin parlamentar, në Kuvendin e Kosovës, mu kujtua “Biblioteka e librave të harruara” dhe “strategjitë e Beti Njuma për qeverisjet manipulative me shoqëritë”.
Ndër to, fokusin do ta kisha vënë mbi strategjinë “Zhvendosja e vëmendjes” e cila thotë se, “zhvendosja e vëmendjes prej problemeve të rëndësishme të problemet e parëndësishme. …”
Pra, doktrina e mashtrimit qeveritar dhe rreziku i paralajmëruar nga diplomati e slovak Lajçak dhe spanjolli Borelo, që i paralajmëroi qeveritarët se Kosova po hyn në fazën më të rrezikshme që nga pavarësia, cenimi i rendit kushtetues dhe dezintegrimit kushtetues.
Deri me sot, Kosovën e ka mbrojtur nga qeveritarët mashtrues, Kushtetuta e saj.
Në kontekst të kësaj, duhet interpretuar edhe një tjetër strategji të Beti Njuma, “Shtyrja”, e cila mëson qeveritë manipulative me qytetarët se, “Një mënyrë tjetër për të përgatitur opinionin për ndryshime jo popullore është që të paralajmërohen shumë më herët, paraprakisht.
Kështu njerëzit nuk e ndjejnë menjëherë tërë peshën e ndryshimeve, sepse paraprakisht adaptohen me vetë idenë e ndryshimit. Përveç kësaj edhe «shpresa e përbashkët për të ardhmen më të mirë» lehtëson pranimin e ndryshimit”, edhe kur ai rrezikon vet ekzistencën e tij.
Konform këtyre strategjive të qeverisjes përmes mashtrimit, me debatin e sotëm parlamentar, pa ndershmërisht po provohet të zhvendoset vëmendja, nga çështje që përbëjnë shqetësim prioritar si, – kompromisi i dhimbshëm i paralajmëruar, për ndryshimin e Kushtetutës së vendit, para marrëveshjes finale, që do ta përmbyllte konfliktin e hapur me Serbinë; – çështjen e pandemisë dhe eskalimin trishtues të cilin në prag të zgjedhjeve komunale, qeveria mashtrushëm po përpiqet ta prezantoj si e keqe në rënie (uroj të bien në zero); – mos fillimi i mësimit, akt ky që shqiptarët e kanë ndjerë kështu vetëm në kohën e gjenocidit serb kur mësohej në “shtëpi shkolla”, pa mundur të krijohen kushte për procesin më sensitiv në vend arsimin, kah çështje që përbëjnë obligim nga marrëveshjet teknike me Serbinë tash e shtatë vite më parë, që e mbështes me tërë ndërgjegjen time.
Angazhimi i Policisë së Kosovës, në cilëndo pjesë të vendit, për cilën do detyrë brenda misionit të tyre, përbën standard operativ.
Por, në rast të çfarëdo kërcënimi ndaj integritetit territorial, sovranitetit politik dhe sigurisë së Kosovës dhe popullit të saj nga jashtë, nuk është Policia e Kosovës “first responder” apo reaguesi i parë që e pranon konfliktin por është KFOR me mandat nga Këshilli i Sigurimit të OKB.
Prandaj, është detyrë e qeverisë ta iniciojë e kërkoi angazhimin e KFOR.
Nëse ky veprim u dakordua në bisedimet teknike e Brukselit si “casus beli” për tu shtyrë kërkesa e shtetit të Serbisë artikuluar përmes Vuçiq dhe zyrtarëve tjerë shtetërorë që është “ respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga pala kosovare dhe krijimi i Asociacionit të Serbëve”. Kjo do të qoj në frikën e pritur për një “Republika srpska” në veri të Kosovës.
Edhe angazhimi i sotëm i PK në sigurimin e zbatimit të një marrëveshje të arritur vite më parë, duhet përshëndetur dhe inkurajuar.
Por, duhet prioritetizim i temave që cenojnë dhe rrezikojnë qenien e popullit dhe vendit.
Indikative është çështja pse nuk ishin marrë masat që kjo masë të implementohej në ditën e skadimit por 5 ditë pas skadencës së marrëveshjes 2016 dhe pas vizitës që solli kërkesën e pa pranumueshme ngs Lajçak për ndryshimet kushtetuese?!
Heshtja përballë një plani të tillë do të përbëjë tradhti ndaj shtetit dhe popullit.
Realisht, është Serbia ajo që është e penguar nga struktura e kushtetutës së vet.
Nëse deri më sot qeveria Kurti nuk është quajtur me emrin e saj siç është paragjykuar, nga sot do të quhet me emrin e vërtetë të saj, nëse e heshtë kërkesën e Lajçak për ndryshimin e Kushtetutës, para se të arrihet marrëveshja finale me njohjen e ndërsjellë me Serbinë.
Përndryshe, mosreagimi konform germës së Kushtetutës e vë në rrezik identitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe sovranitetin politik të saj.
Të tjera
-
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të tak...
-
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret b...
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...
-
Lladrovci: Duhet të ndalet degradimi i shtetit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale
Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar ...
-
Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzulla...
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...
-
Agim Bahtiri e lëshon edhe këtë deklaratë: Edhe 146 ditë vendi mbetet pa opozitë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka befasuar me deklaratën e dhënë së...
-
Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberalë jo
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka th...
-
Ministrja gjermane: Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër
Ministrja Federale gjermane për Klimë, Anna Lührmann, dhe kryeministri i Koso...