Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës: Qeveria Kurti marrëveshjet me Maqedoninë i gjeti të gatshme
Autori: Gazeta inFokus
08:28 | 17 September 2021
11 marrëveshje janë nënshkruar nga qeveria e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.Në mesin e marrëveshjeve janë edhe studimi i fizibilitetit i autostradës Prizren-Tetovë, bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale.
Por, sipas ish-zëvendëskryeministres Albulena Balaj-Halimaj, këto marrëveshje janë përgatitur nga Qeveria Hoti dhe se qeveria aktuale i ka gjetur të gatshme.
Balaj-Halimaj tha në një intervistë në Klan Kosova se Qeveria Kurti nuk ishte lodhur fare për t’i negociuar marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut.“I lexova titujt e marrëveshjeve sepse të tëra marrëveshjet nuk kanë dalë ende në publik. Në tituj e pashë që të gjitha marrëveshjet që ne i kishim përgatitur në qeverinë e kaluar, të njëjtat marrëveshje ishin nënshkruar sot. Por, që dallimi ishte në numër. Ne kishim 21 marrëveshje në total por që sigurisht që do të duhej edhe finalja pra të arrihej pajtimi mes palëve sepse kishim vetëm edhe një diskutim në fund”.“Por, në fund pashë se këta i kishin arritur vetëm 11 nga to dhe të gjitha ishin të gatshme nga qeveria e kaluar. Pra, kjo qeveri nuk ishte lodhur për t’i diskutuar marrëveshjet e tjera që kanë qenë kërkesa edhe të qytetarëve por edhe të ministrive të veçanta”.

T� tjera
-
Arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte Albert Sylajn, i dyshuari për vrasjen e ...
-
Shkoi te motra por s’i bënë zgjidhje, Albert Sylaj i ka minutat e numëruara nga arrestimi
Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë ak...
-
Pas pak pritet dorëzimi i Albert Sylajt
Njësitet operative policore kanë arritur të lokalizojnë Albert Sylajn, i dysh...
-
Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin ...
-
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlindës është lokalizuar në zonën e Becit, mbrëmë është parë në Prishtinë
Informacione të reja kanë dalë në dritë lidhur me lëvizjet e mundshme të Albe...
-
Raportohet të jetë lokalizuar i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, kushti i tij i vetëdorëzimit: Vetëm 10 minuta të flas me familjen
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vend...
-
Exit poll-et në Izrael: As Netanyahu, as opozita nuk sigurojnë shumicën
EXit poll-et e publikuara pas mbylljes së vendvotimeve në Izrael tregojnë se ...
-
Aksidentet rrugore në Shqipëri: 1508 persona të lënduar gjatë nëntë muajve të vitit 2026
Statistikat zyrtare për periudhën janar-shtator të vitit 2026 tregojnë një rr...
-
Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s’dihet data e kthimit në Kosovë
Familja Qeriqi ka bërë të ditur se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë...
-
Krasniqi me thirrje pas vrasj*es së Arlinda Zekajt: Letra e saj të vendoset në çdo institucion, krahas fotografisë së Presidentes
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë personi i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën pena...
































