Lajme

Lajçak nesër në Kosovë, s’dihet a do të shkojë në arkivat e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 14 September 2021

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër do të vizitojë Kosovën. Përgjatë tri ditëve ai do të zhvillojë një sërë takimesh me krerë institucionalë dhe udhëheqësit politikë. Megjithëse është përmendur kërkesa që pala kosovare i ka bërë ndërmjetësit të BE-së për të vizituar arkivat e shtetit, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me UÇK-në nuk dihet nëse Lajçak do të bëjë një veprim të tillë.

Nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian nuk e kanë konfirmuar për KosovaPress se Lajçak do të vizitojë arkivat e shtetit. E vizitat e shpeshta të tij në Kosovë po shihen më shumë rutinore dhe pa diçka konkrete nga opozita dhe shoqëria civile.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bekim Haxhiu thotë për KosovaPress se qasja e kryeministrit, Albin Kurti në raport me dialogun dhe tendencën për hapjen e arkivave edhe të Kosovës do ta dëmtojë rëndë procesin e zbardhjes së personave të pagjetur, pasi sipas tij, dihen justifikimet që do t’i përdorë Serbia për këtë çështje.

-Advertisement-

Lidhur me mundësitë që ndërmjetësi i dialogut nga BE, Lajçak gjatë vizitës në Kosovë të vizitojë arkivat e shtetit të Kosovës, përshirë edhe ato për UÇK-në, deputeti opozitar thotë se Lajçak është emisar politik dhe dihet qëndrimi i tij dhe shteti të tij për Kosovën.

“Besnik Beslimi në Bruksel ka vepruar sipas direktivave të Albin Kurtit, kjo është një lojë e tij që e ka pranuar të Serbisë me bërë në Kosovë. Është shqetësuese kjo qasje në raport me dialogun dhe mendoj që kjo qasje ka me dëmtu rëndë procesin e zbardhjes së personave të pagjetur, pasi Serbia do të justifikohet me mos hapjen e arkivave sekrete të saj ku mund të zbulohen të dhënat për krime të luftës dhe varreza masive, në veçanti atyre që ndodhen në Serbi…6:03 Ai është emisar politik dhe detyrat e emisarëve politik dihen, qëndrimi i Lajcak në raport edhe me shtetin e Kosovës dhe shtetin që përfaqëson janë të njohura”, thotë Haxhiu.

Hamendësi për mundësitë që Lajçak të vizitojë arkivat e Kosovës shpreh edhe Violeta Haxholli nga Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

Përkundër kërkesës që ekzekutivi i ka bërë emisarit Lajçak të vizitojë arkivat, Haxholli thotë se Qeveria Kurti nuk ka dhënë informacione për një aktivitet të tillë.

“Qeveria s’ka dhënë shumë informacione se a do të ketë ndonjë aktivitet të tillë të zotëri Lajçak ku shkon te arkivat dhe shikon. Nuk ka informacione të tilla, megjithatë sipas deklaratave të zyrtarëve tanë është se fjala ka qenë për arkivin shtetëror të Kosovës në të cilin qasja është e mundshme për gjithë akterët dhe në to kanë pasur qasje UNMIKU dhe EULEX të shohin pjesën edhe për UÇK-në. Çka mendoj se është gabim nga Qeveria është që të kenë kujdes në deklarata publike, pasi sentimenti për UÇK-në është i ndjeshëm mes qytetarëve të Kosovës dhe duhet të ketë kujdes si të përmendet kur ngritët kjo çështje”, deklaron ajo.

Sa i përket qëllimit të vizitës të Lajçakut, Haxholli thotë se ai po vjen në një moment kur dialogu ka pengesa dhe se nuk pritet diçka konkretenga qëndrimi i tij treditor në Kosovë.

Është në kuadër të vizitave të herëpashershme që Lajcak i bënë në Kosovë dhe Serbi, natyrisht me qëllimin e vetëm për të diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tani ai vjen në një kohë kur dialogu ka hasur në disa pengesa, nuk po ka lëvizje mes diskutimeve. Ai vjen për të përçuar mesazhin se dialogu duhet të vazhdojë dhe palët duhet të jenë konstruktive, qoftë në përgatitjen e takimeve të ardhshme, por edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Në takimin e fundit nuk pati një progres, palët nuk është se janë pajtuar për tema konkrete…4:27 Janë minimale për shkak të rrethanave që po ndodh vizita, pasi Kosova është pranë procesit zgjedhor dhe me siguri edhe porosit e qeverisë ndaj zotëri Lajcak do të jenë se tani jemi në një proces zgjedhor dhe nuk mund të ketë ndonjë takim të dialogut së shpejti, por pasi Kosova të përfundojë këtë proces dhe pastaj të rifillojnë takimet, apo vazhdojë procesi”, shton Haxholli.

Gjatë ditës, Zyra e BE-së në Kosovë bëri të ditur vizitën e Lajçaku, ku thanë mes tjerash se pritet të diskutohet për gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

“Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, do të udhëtojë nesër në Kosovë. Gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj. PSBE planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së Dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, thuhet në komunikatën për medie të tyre.

Javën e kaluar është zhvilluar takimi i nivelit të ekspertëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh udhëheqës i delegacionit, Besnik Bislimi ka thënë se në takimin trelateral në Bruksel ka pasur pajtim deklarativ për hapje të arkivave të Serbisë, por me kusht që të hapen edhe arkivat e shtetit të Kosovës, përfshirë ato për UÇK-në. Sipas tij, një që e tillë për Kosovën do të ishte mjaft e favorshme, pasi vendi nuk ka çfarë të fsheh sepse gjitha informacionet për varrezat masive dhe personat e pagjetur i ka Serbia.

Me këtë rast, Bislimi ka thënë se i ka bërë ftesë edhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të vizitojë arkivat e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera