Daut Haradinaj premton zbatimin e Ligjit për Kryeqytetin – këto do të jenë përfitimet për Prishtinën
Autori: Gazeta inFokus
11:35 | 13 Shtator 2021
Me zbatimin e Ligjit për Kryeqytetin, Prishtina do ta përfitonte mekanizmin e vet të sigurisë, duke e themeluar Policinë e Kryeqytetit. Ky ligj ishte miratuar në vitin 2018 në Kuvendin e Kosovës, me insistimin e madh të ish-kryeministrit të asaj kohe, Ramush Haradinaj. Megjithatë, përkundër se Prishtina e ka të rregulluar statusin e saj juridik si kryeqytet, beneficionet e ligjit nuk janë shfrytëzuar në tërësi nga qeverisja lokale.
Daut Haradinaj, kandidat për Prishtinën, e ka në listën e prioriteteve zbatimin e këtij ligji nëse bëhet kryetar i Prishtinës në zgjedhjet e 17 tetorit. Haradinaj, në programin e tij qeverisës, ka theksuar se është esencial zbatimi i këtij ligji.
Çfarë do të përfitojnë qytetarët e kryeqytetit me zbatimin e Ligjit për Kryeqytetin?
Ligji i garanton Prishtinës Policinë e Kryeqytetit, prandaj Haradinaj ka thënë se ai do të kujdeset menjëherë që të themelojë Policinë e Kryeqytetit, duke e emëruar edhe Drejtorin e Përgjithshëm. Po ashtu, në bazë të ligjit, kryeqyteti do të ndërtoj mekanizmat vetanak për mbikëqyrjen lokale të sigurisë.
Tutje, në bazë të Ligjit për Kryeqytetin, do të bëhet ndarja në zona e kryeqytetit dhe sipas planprogramit qeverisës të Haradinajt do të jenë gjashtë zona.
Do të bëhet regjistrimi i pronave të luajtshme dhe të paluajtshme në kryeqytet, si dhe korrigjimi i të dhënave kadastrale dhe pronësore. Në bazë të këtyre ndarjeve, do të bëhet decentralizimi buxhetor duke pasur për bazë taksat e paguara, për t’i kthyer me investime konkrete në zonat përkatëse.
Një tjetër vendim që do ta marrë Haradinaj, do të jetë themelimi i Drejtorisë për Vlera Kombëtare, e cila do të bëj dokumentimin dhe evidentimin e ngjarjeve historike të kryeqytetit, si dhe njohjen dhe vlerësimin e personaliteteve të shquara të Prishtinës.
Po ashtu, Haradinaj do të merret edhe me një problematikë të madhe të kryeqytetit, me kaosin e ndërtimeve pa leje, dhe atyre pa pranim teknik që llogaritet të jenë rreth 40 mijë prej tyre. Këto objekte do të legalizohen, përmes procesit paraprak për pranim teknik.
Haradinaj, duke u bazuar në Ligjin për Kryeqytetin, do të angazhohet po ashtu që të arrijë barazinë në ndërtim. Me shqyrtimin e kuotave të ndërtimit, ai synon që t’i eliminojë diskriminimet e deritanishme, ngase ka pasur shumë ankesa për trajtim të padrejtë gjatë përcaktimit të koeficientit të ndërtimit.
Ndër shumë përfitime të tjera, në bazë të këtij ligji, do të bëhet edhe implementimi i kuotave për gjelbërim të obligueshëm në kryeqytet, për t’ia ndryshuar pamjen e vrazhdë Prishtinës, nga një qytet i betonit në një qytet me më shumë gjelbërim.
Daut Haradinaj po e dëshmon se ka vendosur ta ndryshojë Prishtinën. Ai ka dëshmuar disa herë që e ka guximin të marrë vendime, por krahas kësaj, tani e ka strategjinë dhe ekipin për ta realizuar një nevojë kaq të madhe.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...

































