Gratë shtatzëna nuk i vaksinojnë në qendrat e vaksinimit, MSh-ja përpiqet të shfajësohet
Autori: H. Smajli
18:27 | 07 Shtator 2021
Ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i grave shtatzëna që po preken me virusin COVID-19, e jo rrallë këto raste po përfundojnë edhe me fatalitet.
E gjithë kjo për shkak se shtatzënat nuk e kanë marrë vaksinën anti-COVID.
Kështu ka thënë për Gazetën Infokus, gjinekologu, Blerim Syla sipas të cilit i gjithë faji është te Ministria e Shëndetësisë dhe dështimi i tyre me menaxhimin e pandemisë.
“Kjo pikë së pari është pasojë e menaxhimit të keq të pandemisë dhe kur them menaxhimit të keq e them sepse këta nuk kanë qenë kurrë në një linjë të plotë me OBSH-në se në çfarë momenti është dashtë të iu jepet apel shtatzënave të vaksinohen apo jo. E dyta është gratë shtatzëna që moti kanë nisë të vaksinohen në Evropë dhe në Amerikë dhe e treta mungesa e vaksinës si duket nuk i ka lënë që MSH-ja të bëjë një sensibilizim të mirëfilltë. Në fillim ka qenë mungesa e vaksinave pastaj sensibilizimi jo i mirëfilltë duke përfshirë këtu edhe veten”, ka thënë Syla.
Derisa, sipas tij për këtë gjendje nuk janë shtatzënat e as populli ata që duhet të fajësohen por MSh-ja që nuk ka qëndruar në një linjë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
“Shteti duhet të dalë me qëndrime në momentin që OBSH-ja ka marrë një vendim, në atë moment gratë shtatzëna është dashtë me qenë prioritet i vaksinimit. Pse, sepse humbën dy jetë jo një por dy. Andaj nuk kanë faj ato, popullata nuk ka faj, fajet i kanë së pari MSh-ja, qeveria, ekspertët dhe ne në fund si shoqatë e gjinekologëve. Unë e kam bërë një lloj apeli më herët dhe dje e kam bërë edhe të dytin andaj nuk duhet të fajësohen shtatzënat, sepse thjesht është një problem të cilin s’kanë ditë ta menaxhojnë si duhet dhe jemi në këtë gjendje që jemi dhe kjo është e dhimbshme”, ka shtuar ai.
Problem tjetër jo i vogël që po qon deri te mungesa e vaksinimit të grave shtatzëna është se ato nuk po vaksinohen në momentin kur ato bëjnë termin dhe shfaqen në qendrat e vaksinimit.
Sipas Sylës atyre po iu kërkohet udhëzim nga gjinekologu dhe nuk po mund të vaksinohen, sepse gjinekologët nuk e kanë për detyrë të lëshojnë këtë lloj udhëzimi në këto raste.
“Edhe një problem tjetër shumë i madh pse këto gra kanë përfunduar të pavaksinuara është sepse kur shkojnë në qendrat e vaksinimit u kërkohet udhëzim nga gjinekologu. Asnjë gjinekolog nuk jep udhëzim sepse kështu nuk shkruan në protokoll. Unë i kam të njohura të paktën pesë ose 6 raste. Nuk ka nevojë që gratë shtatzëna të paraqesin një dokument sepse nuk është antibiotik, por është vaksinë dhe nuk kanë nevojë që në qendra të vaksinimit të malltretohen dhe të ofendohen. Komiteti për COVID-19 këtu është fajtor dhe duhet të dalë më udhëzime të qarta”, ka thënë Syla.
Derisa nga Ministria e Shëndetësisë të pyetur nëse janë në dijeni se gratë shtatzëna nuk po vaksinohen në qendrat e vaksinimit, ata e kanë larguar përgjegjësinë nga ky institucion.
“Inspektorati Shëndetësor inspekton edhe qendrat e vaksinimit dhe çdo shqetësim apo ankesë të ngritur e trajton. MSh, e keni edhe ne komunikatën e sotme për vaksinat, u ka kërkuar grave shtatzëna që të vaksinohen dhe atyre gji dhënëse gjithashtu, që do tëthotë se me përjashtimnëse ka ndonjë problem specifik, në rastet e tjera ekipet e vaksinimit duhet t’i vaksinojnështatzënat, të cilave u rekomandohet natyrisht edhe konsultimi me mjekun në ekipin e vaksinimit dhe gjinekologun paraprakisht”, thuhet në përgjigjen nga zyra për komunikim e MSh-së.
Sipas këtij dikasteri mjafton që MSh-ja ka kërkuar që gratë shtatzëna të vaksinohen.
“MSH ka kërkuar që shtatzënat të vaksinohen, sepse nuk ka asnjë dëshmi shkencore që thotë se vaksinimi krijon probleme shëndetësore për shtatzënat”, thuhet në vazhdim.
Mbi 90 është numri i grave shtatzëna të infektuara me COVID-19 që janë shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë për trajtim vetëm në muajin gusht.
Ndërsa edhe 10 të tjera po vazhdojnë trajtimin edhe sot. Pesë prej tyre janë në oksigjenoterapi.
Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, thotë se virusi nuk po i kursen shtatzënat dhe as foshnjat.
“Kemi pasë shumë raste me thënë të drejtën. 90 i kemi pasë vetëm në këtë muaj, derisa sot trajtimin janë duke e vazhduar edhe 10 gra shtatzëna të infektuara me COVID-19, ku pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi ndërsa 2 në gjendje më të rënduar”, ka thënë ai për Infokus .
Kujtojmë se deri më tani në vend nga virusi COVID-19 kanë humbur jetën 2 mijë e 685 persona, derisa shifra më e lartë ditore e të vdekurve ka rritur në 36 persona./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...




























