Konflikti i interesit, rasti “nipit të famshëm” të zv.kryeministrit Bislimi përfundon në Antikorrupsion
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 26 July 2021
Ushtrimi i dy funksioneve në kuadër të Ministrisë së Arsimit po del problem për Gëzim Tosunin, shkruan Gazeta Infokus.
Tosuni, pos që është anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë është edhe anëtar i Bordit për nostrifikimin e diplomave.
E mbajtja e këtyre dy pozitave pretendohet se paraqet konflikt të hapur të interesit.
Pas raportimit të Infokus-it për këtë gjë, konfirmohet se rasti Tosuni ka përfunduar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.
“Në me lidhje me ketë çështje e cila është sjell në vëmendjen tonë tashmë i jemi drejtuar Agjencisë Kundër Korrupsionit për këshillë”, ka deklaruar ai për Infokus-in.
Pupovci ka paralajmëruar se do t’i përmbahen çfarëdo këshille që do të marrin nga Agjencia.
“Nëse del që është konflikt interesi, sigurisht që zotëri Tosuni do të tërhiqet nga njëri nga këto dy organe, por në këto raste edhe ligji e kërkon që t’i drejtohemi Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe pastaj të ndjekim këshillat e tyre”, ka shpjeguar Pupovci.
“Pra, në këtë rast është ndjekur rruga ligjore dhe tash jemi në pritje të përgjigjes”, ka shtuar ai.
Ushtrimi i njëkohshëm i funksionit të anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe i anëtarit të Bordit për nostrifikim të diplomave, sipas burimeve të gazetës nga fusha e arsimit, megjithatë paraqet konflikt interesi, shkruan Gazeta Infokus.
E gjitha për faktin se procesit të nostrifikimit i nënshtrohen edhe profesorët e ndryshëm me qëllim të akreditimit të programeve të caktuara të kolegjeve dhe universiteteve.
Rrjedhimisht, i bie që i njëjti person edhe i nostrifikon diplomat edhe i akrediton programet e arsimit të lartë.
Infokus ka kontaktuar më herët edhe me Tosunin për të marrë një shpjegim nga ana e tij në lidhje me këtë çështje, por ai nuk ka shprehur interesim për të folur, shkruan Gazeta Infokus.
“Nuk mund të përgjigjem sepse jam i zënë”, ka qenë përgjigja e shkurtër e tij për gazetën.
Me Ligjin për Arsimin e Lartë është e definuar qartë se anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë nuk duhet të jenë të punësuar nga asnjë bartës i arsimit të lartë në Kosovë.
Anëtarët e këtij këshilli janë të obliguar të japin edhe një deklaratë nën betim se do ta kryejnë me nder, besnikëri, drejtësi dhe pa anim, detyrën e besuar.
Tosuni qe bërë objekt i polemikave kur qe propozuar e më pas edhe votuar në Kuvend për anëtar të KSHC-së. Për të u tha se ishte nip i zëvendëskryeministrit, Bislimi, gjë të cilën e pati mohuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ndonëse as ajo vetë nuk arrinte ta shpjegonte se çka ishin ndërmjet vete Tosuni e Bislimi, shkruan Gazeta Infokus.
“Ashtu, diçka ngjashëm siç ka thënë Albini që e ka Glaukun. Dmth as djalë i dajës, as i hallës, as nip e as motër”, pati thënë Nagavci, me çka edhe pati nxitur të qeshura në Kuvend.
Por kulmin ia pati vënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pati deklaruar se kur e ka pyetur Bislimin se çfarë e ka Tosunin, Bislimi i ka thënë se në këto 50 vjet ndoshta mund ta ketë takuar njëherë. A në fakt, Tosuni është nën moshën 50 vjeçare./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...