Sport

Distria Krasniqi i siguron medalje Olimpike Kosovës, shkon n’finale

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 24 July 2021

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në “Tokio 2020”. Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në Rio 2016.

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Xhudistja jonë mundi Urantsetseg Munkhat të Mongolisë, për të kaluar në finalen e madhe.

-Advertisement-

Me kualifikimin në finale, ajo siguroi medalje Olimpike tashmë, derisa tani do të synojë të Artën.

Në fund të luftës, gëzimi ishte i papërshkrueshëm për Krasniqin, që iu bë ëndrra realitet duke fituar medalje Olimpike dhe natyrisht, përqafimi ishte me njeriun që e ka bërë të mundur që xhudistët tona të korrin suksese në botë, Driton Kuka. /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera