Zbuloni si ndikon rritja e temperaturave tek personat që vuajnë nga gurët në veshka
Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 27 May 2021
Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Ky është rezultati i një studimi të ri të ekspertëve të Kalifornisë të publikuar në revistën Endourology.
Sipas këtij studimi, temperaturat kanë një ndikim jo të vogël tek formimi i gurueve në veshka.
Njerëzit Më Të Rrezikuar Nga Gurët Në Veshka
Faktorët e rrezikut të formimit të gurëve në veshka janë të ndryshëm. Për shembull, meshkujt dhe diabetikët janë më të prirur të vuajnë nga gurët në veshka. Sipas gjetjeve të studimit të lartpërmendur edhe moti është faktor i rëndësishëm në formimin e gurëve në veshka. Njerëzit që jetojnë në klimë të ngrohtë kanë tendencën të djersijnë më tepër dhe për pasojë janë më të dehidratuar. Dehidratimi kronik sipas ekspertëve, është një faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve në veshka. Lagështia nga ana tjetër pengon avullimin e djersës, që nënkupton se linja e parë e mbrojtjes së trupit ndaj nxehtësisë është jashtë funksioni.
Ngrohja Globale Dhe Gurët Në Veshka
Ekspertët janë të shqetësuar se ngrohja globale që rrezikon të prishë shumë ekuilibra në planet do të nxisë rritjen e prevalencës së gurëve në veshka në popullatën globale. Studime të tjera kanë konfirmuar njerëzit janë më të prirur të vuajnë nga gurët në veshka nëse temperaturat rriten mbi 10 gradë. Sipas tyre, prevalenca e gurëve në veshka do të vazhdojë të rritet teksa ngrohja global nxit rritjen ekstreme të temperaturave. Trajtimet kundër gurëve në veshka janë të larmishme dhe shumë prej tyre natyrale.
Receta Mirëbërëse e Uthullës së Mollës
Uthulla e mollës është një ilaç efektiv për një listë të gjatë të sëmundjeve, duke përfshirë gurët në veshka falë studimeve të gjata dhe të hollësishme. Raportohet se jo vetëm që kjo uthull do të ndihmojë thërrmimin dhe eliminimin e gurëve. Por konsumi i rregullt i rreth 1-2 lugëve gjelle në ditë do të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së gurëve në të ardhmen.
Duhet të pini një përzierje me uthull molle esëll në mëngjes. Përsëri rreth mesditës dhe një të tretën herë në mbrëmje. Kështu do të merrni, përfitimet shëndetësore të këtij ilaçi të pabesueshëm natyror dhe do të hiqni qafe gurët e veshkave në të njëjtën kohë. Thjesht përzieni 2 lugë gjelle me uthull molle me një ëmbëlsues të natyror si mjalti në një gotë me rreth 150 ml ujë. Duhet ta konsumoni tri herë në ditë sidomos përgjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit./AgroWeb
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
​Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...